Kryeministri inkurajon investuesit çekë të investojnë në Shqipëri
Kryeministri Berisha ka ftuar biznesmenët çekë të investojnë në Shqipëri, gjatë një takimi të hënën paradite në Pragë. Z.Berisha theksoi stabilitetin politik të cilin gëzon Shqipëria pas zgjedhjeve të 3 korrikut, dinamikën e lartë të tregut të punës, moshën e re dhe kualifikimin e përshtatshëm arsimor dhe profesional. Në të njëtjën kohë kryeministri Berisha nënvizoi se qeveria shqiptare synon ta shndërrojë Shqipërinë në vendin më tërheqës në rajon për investimet e huaja duke ndërmarrë uljen e taksave, thjeshtimin dhe reduktimin e procedurave fiskale, përcaktimin e koncesionit si një prej praktikave kryesore dhe përmirësimin e kuadrit ligjor përkatës.
Kryeministri e vuri theksin në potencialin e madh që mund të paraqesin investimet e huaja sidomos në fushat e turizmit, energjitikës si dhe infrastrukturës. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e biznesit cek shpreh interes sidomos për potencialin hidroenergjitik të Shqipërisë si dhe për transportet.
Kryeministri Berisha ftoi investuesit çekë të marrin pjesë në Forumin e Crans Montana-s që do të zhvillohet këtë maj në Shqipëri.
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Pragë, z.Berisha do të zhvillojë takime me përfaqësuesit më të lartë tëÇekisë.