E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha viziton Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë

Gjatë qëndrimit  në qytetin e Vlorës, Kryeministri Berisha vizitoi Muzeun Kombëtar të Pavarësisë.
 
Kryeministri, i shoqëruar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përuruan vendosjen e busteve të anëtarëve të qeverisë së përkohshme shqiptare të vitit 1912, kryesuar nga Ismail Qemali.    

Më pas Kryeministri vizitoi ambientet e këtij muzeu, veprat e të cilit sjellin në vëmendje momente historike nga shpallja e Pavarësisë dhe për periudhën e mëvonshme. 

Në përfundim të aktiviteteve në qytetin e Vlorës, Kryeministri ndoqi koncertin jubilar “Lulet e Kujtimit” me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›