Kryeministri italin Romano Prodi do të vizitojë Shqipërinë
Me ftesë të Kryeministrit Berisha, ditën e hënë, në datë 3 dhjetor 2007, Kryeministri italian, Zoti Romano Prodi do të vizitojë Shqipërinë.
Gjatë kësaj vizite zoti Prodi do zhvillojë një takim me kryeministrin Berisha, me te cilin do të nënshkruaje një marrëveshje dypalëshe.
Gjithashtu, zoti Prodi do të vizitojë Parlamentin shqiptar, si dhe do të zhvillojë takime me Presidentin e Republikës, zotin Bamir Topi dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, zotin Edi Rama.
Në këtë vizitë, Kryeministri italian Prodi do të shoqërohet nga një grup biznesmenësh të fuqishëm italianë, si dhe gazetarë të gazetave më prestigjoze të Italisë.
Për Kryeministrin Prodi dhe delegacionin që e shoqëron do të organizohet një drekë zyrtare.