Kryeministri Berisha takon Asistentin e Sekretarit të Pergjithshëm të NATO-s,ambasadorin Martin Erdman
Kryeministri Berisha priti te marten pasdite Ndihmes Sekretarin e Pergjithshem te NATO-s, Ambasadorin Martin Erdmann.
Kryeministri i shprehu Ambasadorit Erdmann mirënjohjen e thelle ne emër te qeverisë së Shqipërisë dhe popullit shqiptar për ndihmën e madhe qe NATO dhe vendet e saj anëtare i kanë dhëne Shqipërisë gjate ketyre viteve për reformën e Forcave Shqiptare te Armatosura.
Kryeministri i tha Ambasadorit Erdmann se për shqiptarët integrimi ne aleancën e vendeve te lira është realizimi i një ëndrre madhore. Për ketë arsye, qeveria shqiptare është angazhuar plotësisht të ndërmarrë të gjitha reformat e domosdoshme në funksion të përmbushjes së të gjithë standardeve që kërkon Plani Kombëtar i Veprimit për Anëtarësim, për të merituar ftesën për anëtarësim në NATO në samitin e parë të zgjerimit te Aleancës,u shpreh kryeministri Berisha.
Ambasadori Erdmann e përgëzoi Kryeministrin për punën e bere deri tani dhe e inkurajoi atë për te punuar me vendosmëri për realizimin e planeve ambicioze te qeverisë për reforma, si e vetmja rruge për plotësimin e standardeve.
Ambasadori Erdmann theksoi se progres i dukshëm është arritur përsa i përket ristrukturimit dhe reformimit të forcave të armatosura përfshirë rritjen e mbështetjes financiare të tyre, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rritjes së efikasitetit dhe zhdërvjelltësisë së administratës publike, respektimit të të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimit rajonal.
Sidoqoftë, mbetet ende shumë për tu bërë përsa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe reformës ne drejtësi ka thene Erdmann.
Ambasadori Erdmann e falënderoi Kryeministrin për pjesëmarrjen e trupave shqiptare në misionet paqeruajtëse në Irak, Afganistan e Bosnje por edhe për qëndrimin konstruktiv të qeverisë shqiptare ne lidhje me çeshtjen e statusit te Kosovës.