E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri urdhëron ngritjen e grupit të punës për negociimin e marrëveshjes së partneritetit strategjik me shoqërinë Microsoft

- Deklaratë për shtyp e zëdhënësit të Kryeministrit -

Në mbështetje të pikës 3, të Nenit 102 të Kushtetutës dhe të Nenit 12 të Ligjit Nr. 9000, datë 30.01.2003 "Për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave", Kryeministri i Republikës z.Sali Berisha ka nxjerrë Urdhërin nr. 31, datë 17.02.2006.

"Për ngritjen e Grupit Ndërministror të Punës për Negociimin e Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik me Shoqërinë MICROSOFT, për Asistencë në Fushën e Teknologjisë së Informacionit". Grupi do të ndrejtohet nga zv.ministri i Financave dhe në përbërje të tij do të ketë përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.

Nëpërmjet këtij urdhëri, Kryeministrri shpreh vullnetin e tij të palëkundur për të promovuar zhvillimin e shpejtë të tekonologjisë së informacionit në Shqipëri, prioritet ky i programit të qeverisë. Në këtë kuadër do të negociohet me një nga kompanitë më të fuqishme të tregut botëror, MICROSOFT, e cila do të mundësojë një asistencë të gjithanshme të kësaj kompanie për zhvillimin e teknologjisë së informacionit në vendin tonë.

Së shpejti pritet të vijë në Shqipëri edhe një nga përfaqësuesit e lartë MICROSOFT.

Kjo marrëveshje do t'i shërbejë arsimit, si dhe sistemeve të e – Government (electronic Government) në mënyrë që të rritet transparenca e administratës publike dhe të lehtësohet marrëdhënia e qytetarëve me të.

Ky hap dëshmon vendosmërinë e qeverisë për të luftuar dhe goditur energjitikisht piraterinë. Kjo inisiativë është në vazhdën e qëndrimeve të tjera konform kërkesave edhe të Bashkimit Europian për plotësimin e standarteve europiane të vendit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›