E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria italiane akordon një kredi prej 27.5 milion euro në ndihmë të biznesit të vogël e të mesëm shqiptar

Qeveria italiane vendos akordimin e një kredie prej 27.5 milion euro për programin e asistencës për ndërmarrjet e vogla e të mesme shqiptare. Në një letër që ambasadori italian në Shqipëri, Atilio Massimo Iannucci i ka dërguar kryeministrit Sali Berisha njofton për vendimin e qeverisë italiane për akordimin e kësaj ndihme për biznesin e vogël e të mesëm. Ambasadori Ianucci ka informuar kryeministritn Berisha, përmes kësaj letre, se "Artigiancassa" është autorizuar që të nënshkruajë me ministrinë shqiptare të financave Konventën financiare për lëvrimin e kësaj kredie.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›