E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha takon Presidentin e Moldavisë Voronin

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim me Presidentin e Moldavisë, Vladimir Voronin. Kryeministri vlerësoi zhvillimin e kësaj vizite, duke u ndalur në qëllimin e ndërsjelltë të të dy vendeve për bashkëpunim dhe promovim të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet tyre.

Duke u ndalur më konkretisht në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, Kryeministri Berisha u ndal në mundësinë e krijimit të Komitetit të Bashkëpunimit Moldavi-Shqipëri që do të mund të përcaktonte më konkretisht drejtimet dhe mundësitë e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e ekonomisë.

Presidenti i Moldavisë mbështeti këtë ide duke ritheksuar se Moldavia dhe Shqipëria kanë mjaft gjëra të përbashkëta dhe bashkëpunimi në fushën e ekonomisë do të ishte në interes të të dy vendeve.

Bashkëbiseduesit ndanë mendime edhe mbi zhvillimet më të fundit në rajon dhe më gjerë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›