Kryeministri Sali Berisha dënon aktin e dhunës mbi gazetarin Gerti Xhaja
Kryeministri Sali Berisha dënon aktin e dhunës mbi gazetarin Gerti Xhaja, të shtunën pasdite në Lushnjë, si një akt të papranueshëm që bie ndesh me angazhimin e vendosur të qeverisë për të respektuar dhe inkurajuar veprimtarinë e lirë të gazetarëve dhe mediave. Menjëherë pasi është njohur me ngjarjen, kryeministri ka kërkuar nga Ministria e Brendshme idenfikimin e policëve autorë të aktit si dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.