E Shtunë, 31 Tetor 2026

Z. Berisha: Kel Kodheli, personaliteti i shquar i artit që nxorri tiparet më të arrira të shpirtit shqiptar

Në nderim të figurës së piktorit të shquar Kel Kodheli, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortia zhvilluan, të dielën paradite homazhe, në Galerinë e Arteve. "Është një humbje e madhe për artin shqiptar. Kel Kodheli ishte njëri nga personalitetet më të shquara, njeriu që me penelin e tij nxori në dritë tiparet më të arrira të shpirtit shqiptar, një piktor i madh që arriti të ndjekë kohën me një vendosmëri të admirueshme, por dhe një njeri i mrekullueshëm, një qytetar vërtet i shquar i Tiranës dhe Shqipërisë", u shpreh z. Berisha për këtë personalitet të shquar të artit shqiptar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›