Projektligje dhe vendime të miratuara sot në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave
Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën në mbledhjen e tij të radhës një numër vendimesh dhe projektligjesh të rëndësishme.
***
Vendim
Për propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Artigiancassa, S.p.a, për financimin e programit "Menaxhimi i mbetjeve të ngurta të Tiranës"".
Në mbështetje në neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Artigiancassa, S.p.a, për financimin e programit "Menaxhimi i mbetjeve të ngurta të Tiranës"", për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryeministri
Sali Berisha
Projektligj
Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Artigiancassa, S.p.a, për financimin e programit "Menaxhimi i mbetjeve të ngurta të Tiranës"
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Vendosi:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Artigiancassa, S.p.a, për financimin e programit "Menaxhimi i mbetjeve të ngurta të Tiranës".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".
Kryetari
Jozefina Topalli
***
Vendim
Për propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Artigiancassa, S.p.a, për financimin e programit "Periferitë urbane të Tiranës-Komponenti infrastrukturor""
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Artigiancassa, S.p.a, për financimin e programit "Periferitë urbane të Tiranës-Komponenti infrastrukturor"", për shqyrtimin dhe miratimin në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryeministri
Sali Berisha
Projektligj
Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Artigiancassa, S.p.a, për financimin e programit "Periferitë urbane të Tiranës-Komponenti infrastrukturor"
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Vendosi:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Artigiancassa, S.p.a, për financimin e programit "Periferitë urbane të Tiranës-Komponenti infrastrukturor"
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".
Kryetari
Jozefina Topalli
***
Vendim
Për krijimin e maturës shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 63, të ligjit nr.7952, datë 21.6.1995, "Për sistemin arsimor parauniversitar", të ndryshuar, të nenit 31, të ligjit nr.8461, datë 25.2.1999, "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
1.Krijimin e maturës shtetërore, e cila realizon provimet e pjekurisë në përfundim të arsimit të mesëm 4 dhe 5-vjeçar, nëpërmjet vlerësimit të jashtëm. Matura shtetërore të përbëhet nga:
a)provime të detyruara
b)provime me zgjedhje.
2.Arsimi i mesëm quhet i përfunduar kur nxënësi arrin rezultate kaluese në provimet e detyruara.
3.Kanë të drejtë të kërkojnë që të vazhdojnë shkollat e larta publike, vetëm ata kandidatë, të cilët kanë kryer provimet e maturës shtetërore ose ekuivalentetet e saj, për nxënësit, që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit.
4.Ngritjen e Komitetit të Maturës Shtetërore, pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për drejtimin dhe organizimin e provimeve të maturës shtetërore, përbërja dhe detyrat e të cilit të caktohen me urdhër të ministrit të Arsimit dhe të Shkencës.
5.Pranimet në shkollat e larta publike, si rregull, të mbështeten në rezultatet e shkollës së mesme, sipas kësaj skeme:
a)20 për qind në notën mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme;
b)80 për qind në mesataren e notave të provimeve të maturës shtetërore.
6.Përzgjedhja e kandidatëve për t'u pranuar në shkollat e larta publike të mbështetet në kriteret e përgjithshme, të hartuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pas këshillimit me shkollat e larta publike. Këto shkolla mund të përcaktojnë kritere të veçanta, në përputhje me kriteret e përgjithshme.
7.Efektet financiare:
a)për provimet e maturës shtetërore, të mbulohen nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe nga tarifa e provimit me zgjedhje;
b)për pranimet e kërkesave për studim në shkollat e larta publike, të mbulohen nga buxheti i shkollave të larta dhe nga tarifa përkatëse.
Tarifat e mësipërme të përcaktohen me urdhër të përbashkët të ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe ministrit të Financave.
8.Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe e Shkencës për zbatimin e këtij vendimi.
9.Të gjitha aktet nënligjore për provimet e pjekurisë, të parashikuara në kreun V, të dispozitave normative për arsimin parauniversitar dhe urdhërat, që mbështeten në to, të cilat bien në kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohen.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
Kryeministri
Sali Berisha
* * *
Vendim
Për propozimin e projektligjit "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen europiane "Për arteriet kryesore të trafikut ndërkombëtar (AGR)""
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe neni 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Propozimin e projektligjit "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen europiane "Për arteriet kryesore të trafikut ndërkombëtar (AGR)"", për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryeministri
Sali Berisha
Projektligj
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen europiane "Për arteriet kryesore të trafikut ndërkombëtar (AGR)"
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Vendosi:
Neni 1
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen europiane "Për arteriet kryesore të trafikut ndërkombëtar (AGR)", bërë në Gjenevë, më 15 nëntor 1975.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".
Kryetari
Jozefina Topalli
***
Vendim
Për propozimin e projektligjit "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen europiane "Për punën e ekuipazheve të mjeteve të përfshira në transportin ndërkombëtar rrugor (AETR)" dhe në protokollin e nënshkrimit e në amendamentin nr. 4 të saj"
Në mmbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Propozimin e projektligjit "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen europiane "Për punën e ekuipazheve të mjeteve të përfshira në transportin ndërkombëtar rrugor (AETR)" dhe në protokollin e nënshkrimit e në amendamentin nr. 4 të saj", për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryeministri
Sali Berisha
Projektligj
Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen europiane "Për punën e ekuipazheve të mjeteve të përfshira në transportin ndërkombëtar rrugor (AETR)" dhe në protokollin e nënshkrimit e në amendamentin nr.4 të saj
Në mbështete të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Vendosi:
Neni 1
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen europiane "Për punën e ekuipazheve të mjeteve të përfshira në transportin ndërkombëtar rrugor (AETR)" dhe në protokollin e nënshkrimit e në amendamentin nr. 4 të saj, bërë në Gjenevë, më 1 korrik 1970.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".
Kryetari
Jozefina Topalli
***
Vendim
Për propozimin e projektligjit "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8410, datë 30.9.1998, "Për Radion dhe Televizionin Publik e Privat në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar"
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Propozimin e projektligjit "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8410, datë 30.9.1998, "Për Radion dhe Televizionin Publik e Privat në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, për shqyrtim e miratim Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryeministri
Sali Berisha
Projektligj
Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8410, datë 30.9.1998, "Për Radion dhe Televizionin Publik e Privat në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvedni i Republikës së Shqipërisë
Vendosi:
Në ligjin nr.8410, datë 30.9.1998, "Për radion dhe televizionin publik dhe privat në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Neni 8 ndryshohet, si më poshtë vijon:
"Neni 8
Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari dhe 3 anëtarë, nga radhët e personaliteteve në fushat e politologjisë, drejtësisë, masmedias, sociologjisë apo shkencave të tjera humanitare, të cilat kanë lidhje apo ndikojnë drejtpërdrejtë mbi qëllimet e veprimtarisë radiotelevizive, siç përcaktohet në nenet 35 e 36, të këtij ligji.
KKRT-ja ushtron veprimtarinë në përputhje me këtë ligj nën mbikëqyrjen e Kuvendit.
Funksioni, i kryetarit dhe zëvendëskryetarit, të KKRT-së është me kohë të plotë, e i papajtueshëm me çdo detyrë a funksion tjetër, publik a privat, me përjashtim të mësimdhënies.
Paga e kryetarit, zëvendëskryetarit, si dhe masa e shpërblimit mujor për 3 anëtarët e komisionit përcaktohen nga Kuvendi.".
Neni 2
Neni 9 ndryshohen, si më poshtë vijon:
"Neni 9
1. Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Radios dhe televizionit zgjidhen nga Kuvendi për një periudhë 5 vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Presidenti i Republikës i propozon Kuvendit kandidaturën për një anëtar, ndërsa 4 anëtarët e tjerë propozohen nga Komisioni Parlamentar i Edukimit dhe Informimit, me propozime alternative nga shumica dhe opozita parlamentare, me jo më pak se dy kandidatura për çdo vend anëtari të KKRT-së. Votimi në Kuvend bëhet i veçantë për çdo anëtar.
2. Kandidatët për anëtarë, të zgjedhur nga fushat e caktuara sipas nenit 8, të ligjit, përzgjidhen ndërmjet personaliteteve, që kanë tituj të lartë nderi (dekorata) sipas ligjit nr.8113, datë 28.3.1996, të ndryshuar, tituj a grada shkencore apo kualifikime të ngjajshme, ose që janë autorë veprash dhe publikimesh në fushat e mësipërme. Kandidatët e përzgjedhur duhet të mos jenë larguar nga shërbimi civil, detyra a funksioni publik si pasojë e një mase disiplinore.
3. Kuvendi, me votim të hapur, zgjedh njërin nga anëtarët e këshillit në detyrën e kryetarit të KKRT-së, ndërsa zëvendëskryetari zgjidhet nga KKRT-ja me votim të fshehtë.
Në mënyrë që të sigurohet vijimësia e funksionimit të KKRT-së, gjatë mandatit të parë të tij, kryetari dhe zëvendëskryetari i KKRT-së zgjidhen në funksion për një periudhë 5 vjeçare, ndërsa 3 anëtarët e tjerë për një periudhë 3.5 vjeçare.".
Neni 3
Në nenin 14 të bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
"1. Të jenë anëtarë të partive dhe shoqatave politike, si dhe të kenë ushtruar detyrën e kryetarit të bashkisë, deputetit, anëtarit të qeverisë a të prefektit gjatë 2 legjislaturave të fundit apo të kenë konkurruar për kryetar bashkie a deputet në zgjedhjet e organizuara për to.".
2. Në pikën 2, fjalët "anëtarë", zëvendësohen me "aksionerë, anëtarë të organeve drejtuese, të punësuar.".
Neni 4
Në fund të pikës 1, të nenit 15, të shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
"- kur në mënyrë të përsëritur mbi 2 herë radhazi, me dashje ose për shkak të neglizhencës, pengon formimin e kuorumit të nevojshëm për mbledhjen e KKRT-së. Kryetari, zëvendëskryetari ose të paktën 2 anëtarë të këshillit i drejtojnë Kuvendit kërkesën e arsyetuar për lirimin nga detyra. Kuvendi shqyrton kërkesën brenda 10 ditësh.".
Neni 5
Paragrafi i parë, i nenit 17, ndryshohet, si më poshtë vijon:
"Vendimet, rekomandimet, vërejtjet dhe opinionet e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit miratohen në mbledhje me votën pro të 3 anëtarëve.".
Neni 6
Neni 87 ndryshohet, si më poshtë vijon:
"Neni 87
Anëtarët e Këshillit Drejtues të Radios dhe Televizionit zgjidhen nga radhët e personaliteteve në fushat e politologjisë, drejtësisë, masmedias, sociologjisë apo shkencave të tjera humanitare, të cilat kanë lidhje apo ndikojnë drejtpërdrejt mbi qëllimet e veprimtarisë radiotelevizive, siç përcaktohet në nenet 35 e 36 të këtij ligji. Kriteri parësor për përzgjedhjen e këtyre personaliteteve është mbajtja e titujve të nderit (dekorata), sipas ligjit nr.8113, datë 28.3.1996, të ndryshuar, titujve a gradave shkencore, apo kualifikimeve të ngjajshme, ose që janë autorë veprash dhe publikimesh në fushat e mësipërme. Anëtarët e Këshillit Drejtues të Radios dhe Televizionit duhet të mos jenë larguar nga shërbimi civil, detyra a funksioni publik si pasojë e një mase disiplinore.".
Neni 7
Neni 88 ndryshohet, si më poshtë vijon:
"Neni 88
1. Këshilli Drejtues i RTSH-së përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi. Pesë anëtarë propozohen nga komisionet e përhershme parlamentare, të përcaktuara në pikën 2, t ëkëtij neni, një anëtar propozohet nga Instituti i të Përndjekurve Politikë dhe një anëtar nga Komiteti Shtetëror i Minoriteteve.
2. Kuvendi zgjedh pesë anëtarët e propozuar nga komisionet e përhershme parlamentare, në bazë të kandidaturave alternative, të propozuara nga shumica dhe opozita parlamentare, si më poshtë vijon:
- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, jo më pak se katër
propozime për dy anëtarë;
- Komisioni iÇështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, jo
më pak se katër propozime për dy anëtarë;
- Komisioni për Sigurinë Kombëtare, jo më pak se dy propozime për një anëtar.
3. Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë dhe Komiteti Shtetëror i Minoriteteve propozojnë me shkrim nga 2 kandidatura për një anëtar. Kandidaturat depozitohen në Komisionin eÇështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut të shoqëruara me një relacion dhe dokumente vërtetuese për çdo kandidat. Komisioni, brenda 7 ditësh, shqyrton në mbledhje kandidaturat e paraqitura dhe vendos për t'i përcjellë në Kuvend për votim ose për t'ia kthyer propozuesit, për mosplotësim kriteresh.
4. Votimi në Kuvend bëhet i veçantë për çdo anëtar.
5. Në mënyrë që të sigurohet vijimësia e funksionimit të Këshillitn Drejtues të RTSH-së, gjatë mandatit të parë të tij, kryetari dhe 3 anëatër RTSH-së zgjidhen në funksion për një periudhë 5 vjeçare, ndërsa 3 anëtarët e tjerë për një periudhë 3.5 vjeçare. Përcaktimi i mandatit të anëtarëve bëhet me short".
Neni 8
Neni 89 shfuqizohet.
Neni 9
Neni 90 ndryshohet si më poshtë vijon:
"Neni 90
1. Anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së nuk mund të jenë individët, që janë persona të lidhur ose kanë pronësi vetjake, kuota kapitali a aksione të shoqërisë tregtare, si dhe të drejta të tjera në fushën e trasmetimeve radiotelevizive, reklamës, prodhimeve audiovizive, botimeve të shtypit ose telekomunikacionit, ose persona të punësuar a anëtarë të organeve drejtuese a këshilluese të këtyre subjekteve.
2. Anëtare të Këshillit Drejtues të RTSH-së nuk mund të jenë individët, që janë larguar nga shërbimi civil a funksioni si pasojë e një mase disiplinore.
3. Anëtarë të Këshillit Drejtues nuk mund të jenë personat punonjës aktualë të RTSH-së ose të kenë qenë punonjës të këtij institucioni tre vitet e fundit.".
Neni 10
Neni 98 ndryshohet si, më poshtë vijon:
"Neni 98
1. Kryetari dhe anëtarët e këshillit drejtues të RTSH-së përfitojnë një shpërblim fiks mujor për detyrën që kryejnë. Kuvendi cakton me vendim masën e shpërblimit të anëtarit të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Kryetari përfiton një shpërblim 20% më të lartë se shpërblimi i anëtarit.
2. Kuvendi cakton pagën dhe shpërblime të tjera të drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së.".
Neni 11
Pas nenit 148, shtohet neni 148/1, me këtë përmbajtje
"Neni 148/1
Dispozitë kalimtare
Kuvendi, brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, ngre Këshillin Kombëtar të Radis dhe Televizionit, sipas nenit 9, të këtij ligji dhe Këshillin e ri Drejtues të RTSH-së, sipas nenit, 88 të këtij ligji.
Këshilli ekzistues Kombëtar i Radios dhe Televizionit dhe Këshilli Drejtues ekzistues i RTSH-së vazhdojnë veprimtarinë deri në konstituimin e organeve të reja.".
Neni 12
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".
Kryetari
Jozefina Topalli
***
Vendim
Për miratimin e disa ndryshimeve në marrëveshjen, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe RepublikësÇeke, për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjelltë të investimeve, nënshkruar në Pragë, më 27 qershor 1994
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 7 e 27, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Miratimin e disa ndryshimeve, sipas aneksit që i bashkëlidhet këtij vendimi, në marrëveshjen, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe RepublikësÇeke, për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve, nënshkruar në Pragë, më 27 qershor 1994.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryeministri
Sali Berisha
***
Vendim
Për lirimin dhe caktimin e administratorëve të shoqërive huamarrëse, në administrim
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 7/2 e 7/8, të ligjit nr.8215, datë 9.5.1997, "Për kontrollin financiar të personave juridikë jobankarë, që kanë marrë hua nga publiku i gjerë", të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
1. Z.Arben Abazi dhe zj.Donika Papa lirohen nga detyra e administratorit të shoqërive huamarrëse, në administrim.
2. Z. Ymer Liksala, administrator i shoqërisë huamarrëse, në administrim, "Kamberi", caktohet, gjithashtu, administrator i shoqërisë huamarrëse "M.Leka", në administrim.
3. Zj Daniela Riska, administratore e shoqërisë huamarrëse, në administrim, "Silva", caktohet gjithashtu, administratore e shoqërisë huamërrëse "Cenaj&Co", në administrim.
4. Z.Flamur Laze, administrator i shoqërive huamarrëse, në adminstrim, "Nahlel", "Beno", fondacioni "Populli", fondacioni "Xhaferi", "Global Foods", caktohet, gjithashtu, administrator i shoqërive huamarrëse "Fabiona" dhe "Univers".
5. Ngarkohet Grupi Mbikqyrës dhe administratorët e shoqërive huamarrëse, në administrim, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
Kryeministri
Sali Berisha