E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon delagacionin e Parlamentit të Kroacisë

Kryeministri Sali Berisha u takua, të martën, me delegacionin e Parlamentit kroat, të kryesuar nga z. Neven Mimica. Bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve, duke shprehur të njëjtin opinion se zgjerimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh dhe atij rajonal është në interesin e të dy vendeve. Në mënyrë të veçantë, u shpreh z. Berisha, Shqipëria mund të përfitojë nga eksperienca kroate në procesin e integrimit, duke qenë se modeli kroat ishte i suksesshëm. Nga ana e tij, z. Mimica shprehu mbështetjen e plotë të Kroacisë për procesin e integrimit, duke ofruar asistencë teknike dhe ekspertizë.
Kryeministri e njohu delegacionin kroat me punën e qeverisë dhe vendosmërinë e saj për të çuar përpara procesin e reformave, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, krijimit të një klimë shumë të favorshme për biznesin etj. Shqipëria, tha z. Berisha ka nevojë për projekte në fushën energjitike, infrastrukturore dhe ne do të ishim të kënaqur nëse kompanitë kroate do të merrnin pjesë në këtë proces. Me rëndësi, u shpreh kryeministri, do të ishte bashkëpunimi në fushën e turizmit, ku të dy vendet kanë potenciale të mëdha. Z. Mimica vlerësoi angazhimin e qeverisë për zbatimin e reformave, duke theksuar se "ne e kemi parë vendosmërinë tuaj për zbatimin e reformave dhe zgjidhur problemet".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›