E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria shqiptare denon djegien e ambasadave daneze dhe norvegjeze ne Bejrut dhe Damask

NJOFTIM PER SHTYP

Qeveria shqiptare dënon ashpër djegien nga ekstremistët të ambasadës daneze në Bejrut si dhe djegien e ambasadave daneze dhe norvegjeze në Damask një ditë më parë.
Këto akte të dhunshme janë të papranueshme, të pajustifikueshme dhe në kundërshtim flagrant me frymën e mirëkuptimit, tolerancës e bashkëpunimit që duhet të karakterizojnë marrëdhëniet mes popujve.
Shqipëria, konsideron se liria e shprehjes së mendimit dhe ajo e besimit nuk përjashtojnë, por përkundrazi, konsolidojnë njëra-tjetrën.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›