Kryeministri Berisha viziton ekspozitën e maskave veneciane, në Galerinë e Arteve
Kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, vizitoi të shtunën ekspozitën e maskave veneciane, organizuar nga Instituti italian i Kulturës, në Galerinë e Arteve në Tiranë.
Kryeministri vlerësoi punimet e kësaj ekspozite, duke theksuar se maskat veneciane janë tashmë të famshme në mbarë botën, sikundër dhe historia që i bëri ato të pavdekshme, si simbol i romantizmit dhe gjenisë krijuese. Gjithashtu, z. Berisha vlerësoi faktin se maska të tilla prodhohen edhe në Shqipëri (Shkodër) dhe janë tepër të vlerësuara dhe të kërkuara në Venecia, nga turistë nga e gjithë bota.