E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Sali Berisha pret përfaqësuesin e ODIHR-it Nikoali Vulchanov

Kryeministri Sali Berisha ka pritur të hënën paradite përfaqësuesin e OSBE/ODIHR-it, Nikolai Vulchanov. Kryeministri Berisha theksoi gadishmërinë e qeverisë për të mundësuar të gjithë pjesëmarrjen dhe transparencën e nevojshme të të gjitha forcave politike në procesin e përgatitjes së listave zgjedhore dhe se partitë e mëdha duhet të tregojnë gadishmërinë për hapësira të nevojshme ndaj partive të tjera. Në këtë kontekst, z. Berisha theksoi se Partia Demokratike është e gatshme të ulë nga 6 në 3 numrin e përfaqësuesve të saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore të Kuvendit, sikundër t'i njohë të drejtën e vetos një numri të caktuar të partive të vogla.
Ai përsëriti qëndrimin e tij se mazhoranca është e hapur për kompromis me Partinë Socialiste në lidhje me reformën zgjedhore, duke e siguruar z. Vulchanov për mospërdorimin e vetos për të gjitha rekomandimet e ODIHR/OSBE dhe të pranojë cilindo sistem elektoral që do përzgjedhin partitë e tjera.
Zoti Vulchanov u shpreh se ODHIR-i është i gatshëm për të ndihmuar dhe mbështetur partitë në procesin e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe se vlerëson qëndrimin e Kryeministrit Berisha.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›