E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri z. Sali Berisha pret Komandantin e Forcave Aleate në Napoli, Admiralin Ulrich

Kryeministri z. Sali Berisha priti sot në selinë e Këshillit të Ministrave Komandantin e Forcave Aleate në Napoli, Admiralin Ulrich.

Kryeministri tha se ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin. Anëtarësimi në Nato është një aspiratë e popullit shqiptar dhe një kusht i nevojshëm për sigurinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Z. Berisha u shpreh se Qeveria është plotësisht e angazhuar për të përmbushur kërkesat e anëtarësimit në Nato. Për këtë, qeveria po punon me vendosmëri për rivendosjen e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, rimëkëmbjen e ekonomisë, reformë të thellë të forcave të armatosura duke i transformuar ato në një ushtri profesionale, moderne dhe efikase. Për t'ju përgjegjur kërkesave të një ushtrie të tillë moderne, Qeveria ka parashikuar që të rrisë progesivisht buxhetin e mbrojtjes. Kryeministri vlerësoi rolin jetik të Nato-s për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, dhë në mënyrë të veçantë prezencën e KFOR-it në Kosovë.

Admirali Ulrich vlerësoi punën e sukseshme të bërë nga Qeveria shqiptare në veçanti Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë (FA) për përmbushjen e kërkesave të Planit Kombëtar për Anëtarësim (MAP). Ai theksoi se Qeveria shqiptare ka bërë progres të mirë dhe ka arritur rezultate të larta për sa i përket reformave në fushën e mbrojtjes, ristrukturimit dhe modernizimit të ushtrisë shqiptare dhe se Shqipëria është kthyer në një eksportues stabiliteti në rajon. Admirali tha se mbetet akoma shumë punë për t'u bërë dhe shprehu gadishmërinë dhe angazhimin e plotë të Nato-s për të asistuar Shqipërinë në reformat që ajo ka ndërmarë për zhvillimin dhe modernizimin e FA-së

Të dy palët ndanë mendimin se ky është një vit historik dhe vendimtar për rajonin e Ballkanit, me statusin e Kosovës si ngjarja përcaktuese. Admirali vlerësoi qëndrimin konstruktiv të Shqipërisë për sa i përket bashkëpunimit rajonal dhe promovimit të paqes dhe sigurisë në rajon.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›