Miratohet projektligji për bujqësinë dhe zhvillimin e zonave rurale
Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin për bujqësinë dhe zhvillimin rural, i cili synon të detyrojë qeverinë që ta ketë përparësi konstante zhvillimin e zonave rurale.
Kryeministri e cilësoi këtë projekt si të rëndësishëm, dhe që është në përputhje të plotë me programin dhe vendosmërinë e qeverisë për një zhvillim të qëndrueshëm të këtyre zonave të vendit.