E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha zhvilloi sot paradite një takim me banorë të Shijakut. Gjatë takimit, në përshëndetjen drejtuar banorëve, Kryeministri, ndër të tjera, u shpreh: "Është rast i veÃ

Kryeministri Berisha zhvilloi sot paradite një takim me banorë të Shijakut. Gjatë takimit, në përshëndetjen drejtuar banorëve, Kryeministri, ndër të tjera, u shpreh:

"Është rast i veçantë për mua t'ju shpreh mirënjohjen e pakufishme dhe t'ju falenderoj me përzemërsi për mbështetjen e çmuar e të jashtëzakonshme që ju dhatë për ndryshimin e Shqipërisë, për mbështetjen që ju keni dhënë gjatë gjithë këtyre viteve të pluralizmit, duke mbrojtur vlerat e idealet tuaja më të mira, besimin, familjen, dashurinë për njëri-tjetrin, për Shijkakun dhe Shqipërinë.

Unë vij sot, këtu, gjithashtu, për t'ju siguruar se do të mbështes zotin Mehmet Rakipi, në çdo pojekt, në çdo vepëër publike e shërbim që ata do t'u ofrojnë juve.

Ju jeni dëshmitarë që Shqipëria është angazhur në punët më të mëdha publike, marrëveshjet më të rëndësishme ekonomike dhe kontratat më të fuqishme politike. Këto kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët shqiptarë.

Këtë vit ne nënshkruam Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, e cila ishte bllokuar për shkak të murit të korrupsionit dhe dhunimit të shtetit ligjor.

Këtë vit ne morën mesazhin e shkëlqyer nga Riga, si vend që mund të marrë ftesën për kandidim në NATO.

Vetem këtë javë ne nënshkruam marrëveshjen për projektin e AMBO-s, projekti më i madh i naftësjellësit në Ballkan.

Vetëm këtë javë, ne firmosëm në Edinburg marrëveshjen me gjigandin e informatikës e teknologjisë së lartë të botës, Microsoft-in.

Vetëm këtë javë, ne inaguruam punimet në tunelin më të gjatë e modern të Ballkanit, tunelin që shkurton në mënyrë të jashtëzakonshme distancën midis Durrësit, Shijakut, Tiranës, Kukësit e Prishtinës.

Vij këtu t'u rrëfej me sinqeritetin më të madh se, natyrisht, të gjitha këto kanë rëndësi të madhe, por për asnjë moment ne nuk e heqim vemendjen dhe preokupimin tonë nga pensionet dhe rrogat tuaja, shkollat e fëmijëve tuaj, nga shërbimet që ju ofrohen ju, nga barra burokratike mbi ju, nga tregu dhe jeta juaj e përditëshme. Këto janë rendi kryesor i ditës së punës simë të dhe të qeverisë. Ndaj dhe mbetemi thellesisht të përkushtuar të ndryshojmë e përmirësojmë jetën e çdo qytetari shqiptar.

Në këtë kontekst, sigurisht të ndryshosh jetën e qytetarit duhen para, fonde të mëdha dhe projekte që ia t'i prekë.Çfarë bëmë ne gjatë këtij viti? Ne bëmë rritjen më të madhe të pensioneve të 15 viteve të fundit dhe nuk kanë përfituar 100 apo 200 mijë, por 400 mijë pensionistë në qytet dhe fshat. Vetëm fatura e rritjes së pensioneve së bashku me shpërblimin, siç e quajtëm kartolina e vitit të ri, ka qene 94 milion euro. Po kaq ne angazhuam në rritjen e rrogave të çdo mësuesi të fëmijeve tuaj, i cili merr tani më shumë se 23 për qind më shumë se një vit më pare dhe ne jemi të zotuar t'ua dyfishojmë rrogën, sepse duam që ata të kenë të gjitha kushtet për të mësuar siç duhet fëmijët tanë.Çdo infermier që ju shërben juve paguhet sot 25 për qind më shumë se një vit më parë dhe ne do dyfishojmë rrogat e tyre, sepse duam që ata t'ju shërbejnë juve sa më mire.

Ne jemi të angazhuar të krijojmë vende pune. Por nuk është shteti, por bisnezi që i krijon vendet e punës. Ja përse ne, në një vit, bëmë uljen më të madh si përqindje të taksave në botë, sipas kompanive më prestigjoze. Në qoftë se ne ulëm 32 për qind sigurimet shoqëror, ulëm 33-45 për qind çmimin e energjisë, përgjysmuam taksat për biznesin vogël dhe ulëm taksa të tjera, patëm një qëllim dhe vetëm një qëllim, t'u japim mundësi biznesmenëve të Shijakut të investojnë, të krijojnë vende të reja punë, të punësojnë qytetarët e Shijakut dhe të Shqipërisë. Dhe ne do ta vazhdojmë këtë politikë.

Jam këtu para jush për t'ju premtuar se, së bashkë me zotin Rakipi, do të inagurojmë përfundimin e rikonstruksionit plotë të pallatit kulturës, përfundimin e pallatit të sportit, paratë për të cilin u bënë rrush e kumbulla, do të asfaltojmë çdo pëllëmbë e rrugicë të këtij qyteti. Ju kërkoj juve, si kryetar i bashkise, të bëni projeketet dhe financat do t'i keni nga qeveria. Detyra e bashkisë është projekti, ku të përsfshihen edhe mbjellja e pemëve, projekt që ne do ta zbatojmë, me kusht që të shoqërohet me gjelbërim. Nëkëtë mënyrë ne bëjmë qytetet tona më të pastra, më shoqërore, me një gjallëri të madhe kulturore, me shkolla moderne. Sikundër kërkoj nga ju projekte që të fillojnë menjeherë nga zbatimi, në mënyrë që në qytetin e Shijakut të mos ketë klasë me me shumë se 30 nxënës.

Gjithashtu dua t'ju premtoj se qeveria, në projektin e 6 mijë kilometra rurale, do të ketë përparësi absolute komunat e Katundit të Ri dhe Qafzotaj.

Në rast se ne, gjatë këtij viti, realizuam objektivat që përmenda më sipër, ju mund pyesni se kush është sektreti i këtyre realizimeve. Ne ia dolëm të rrisim pensionet më shumë se në 15 vite rresht, ia dolëm të inagurojmë vepra publike më shumë se 50 vite së bashku. Javën e ardhshmer inagurojmë austradën Fier-Vlorë, ndërkohë që autostrada po shkon në Fier nga Lushnja, inagurojmë së shpejti autostradën Korçë-Qafë Thanë, rritëm rrogat më shumë se asnjëherë. Për të gjitha këto një dhe vetëm një është shkaku: lufta kundër korrupsionit, këtij kanceri që shtrin duart në xhepat tuaj. Në rast se gjatë këtij viti, ne ia arritëm të shpëjtojmë paratë tuaja dhe jo 100 a 200 por 600 milion euro, këtë ia dolëm duke shkurtuar 50 për qind shpenzimet në Këshillin e Ministrave; duke shkurtuar 25 për qind shpenzimet në administratën shtetërore; duke ulur 25 për qind koston e prokurimeve publike; duke luftuar kontrabandën dhe zhdoganuar 32 mijë ton naftë më shumë, 2 mijë ton kafe më shumë, 2 mijë ton birrë më shumë. Këto arritje do t'i konsolidojmë e çojmë përpara dhe nga ky stacion ju garantoj se do të kemi arritje shumë më të mëdha. Tolerancë zero kundër korrupsionit, ky është dhe mbetet qëllimi ynë.

Në Shijak kemi dy festa. E para, është 18 shkurti. Unë kam besim të plotë se më 18 shkurt ju do të votoni zotin Rakipi, si kandidatët e shkëlqyer për të ndryshuar jetën e komunitetit ku ju jetoni. Por në Shijak, më 11 mars, do të ketë zgjedhje për përfaqësuesin tuaj në parlament. Jam i binsur se do të vazhdojmë së bashku, sepse fitorja juaj e datës 3 korrik ishte simboli i fitores së shqiptarëv. Rroftë Shijaku! Rroftë Shqipëria!"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›