Kryeministri Berisha zhvillon një bisedë telefonike me Nëntetar Aleksandër Peci, i cili ndodhet në spitalin ushtarak amerikan në Landstuhl, Gjermani
Sot paradite, Kryeministri Berisha zhvilloi një bisedë telefonike me Nëntetar Aleksander Peci, i cili ndodhet për një trajtim më të specializuar në spitalin ushtarak amerikan në Landstuhl, në Gjermani, si dhe me komandon që e shoqëronte.
Kryeministri Berisha i shprehu Aleksandrit urimin e tij më të përzemërt, të qeverisë shqiptare dhe mbarë shqiptarëve, për shërim të shpejtë e të plotë dhe kthimin shëndosh e mirë në familje dhe në atdhe.
Kryeministri shprehu mirënjohjen e thellë dhe krenarinë e tij, të qeverisë dhe mbarë qytetarëve shqiptarë për misionin fisnik të paqeruajtjes që Aleksandri dhe të gjithë oficerët, nënoficerët dhe ushtarët e tjerë kryejnë në Afganistan, në kuadrin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, me burrëri, profesionalizëm dhe dinjitet të veçantë.
24/02/2012