Tentativa e fundit per kontroll
2009
Pronarët e “Shtëpisë së verdhë” në Gurrë të Madhe të Matit tregojnë se tentativa e fundit për të kontrolluar shtëpinë është bërë vitin e kaluar. Në gusht të 2009-s, në oborrin e shtëpisë së tyre kanë ndaluar dy fuoristrada me targa të Tiranës, njëra me xhama të zinj. Personat që ndodheshin në to, të shoqëruar nga inspektori i policisë së zonës, kanë kërkuar të rikontrollojnë shtëpinë pa prezencën e prokurorit të Burrelit, por nuk janë lejuar nga Katuçët dhe janë tërhequr, sepse nuk kishin mandat.