E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano dje është takuar në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush. Presidenti i SHBA i ka shprehur Kryeministrit Nano mbësh

Kryeministri Fatos Nano dje është takuar në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush.

Presidenti i SHBA i ka shprehur Kryeministrit Nano mbështejen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një integrim sa më të shpejtë të Shqipërisë në NATO.

Kryeministri Fatos Nano, nga ana e tij, garantoi Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Shqipëria është e vendosur në rrugën e progresit dhe zhvillimit, në rrugën e reformave të gjithanshme për forcimin e demokracisë, si dhe në rolin e saj për nxitjen e stabilitetit dhe paqes në rajon dhe kudo në botë, duke qenë gjithashtu, aleate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër terrorizmit.

Menjëherë pas këtij takimi duke iu përgjigjur edhe interesimit të medias Kryeministri Nano u shpreh: "Kjo është një ditë historike për të gjithë shqiptarët, kur Presidenti i SHBA garantoi mbështetjen për futjen e Shqipërisë së shpejti në NATO. Unë e ndaj këtë mesazh që Presidenti më transmetoi me të gjithë shqiptarët.

Presidenti Amerikan gjatë ceremonisë së zgjerimit të NATO-s me shtatë anëtarë të rinj, të zhvilluar në Kopshtin Jugor të Shtëpisë së Bardhë shprehu falënderime për Kryeministrin e Shqipërisë, sëbashku me Kryeministrin e Kroacisë dhe Maqedonisë, të cilët kanë nënshkruar Kartën e Adriatikut, dhe ishin të pranishëm në këtë ceremoni në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Bush ka vlerësuar kontributin e Shqipërisë në Afganistan dhe Irak.

Presidenti Amerikan tha se vendet që kanë nënshkruar Kartën e Adriatikut, Shqipëria Maqedonia dhe Kroacia po ndërtojnë demokraci të forta në vendet e tyre që mund të kontribuojnë në përpjekjet e NATO-s për tu zgjeruar. SHBA mbështet këto përpjekje. Dera e NATO-s do të mbetet e hapur derisa e gjithë Europa të bashkohet në liri dhe paqe.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›