E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano u takua dje në Departamentin e Shtetit në Uashington me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld. Zoti Rumsfeld vlerësoi hapat e bërë nga Shqipëria në kuad

Kryeministri Fatos Nano u takua dje në Departamentin e Shtetit në Uashington me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld.

Zoti Rumsfeld vlerësoi hapat e bërë nga Shqipëria në kuadër të Plan Veprimit për Anëtarësimin në NATO dhe shprehu mbështetjen e plotë të Qeverisë Amerikane në këtë proces.

Kryeministri Nano, nga ana e tij, vlerësoi kontributin e SHBA-së në reformimin e ushtrisë shqiptare përmes planit 10-vjeçar për reformimin e forcave të armatosura.

Zoti Nano shprehu angazhimin e plotë të Shqipërisë në luftën globale kundër terrorizmit, si nëpërmjet pjesëmarrjes në Afganistan dhe Irak, ashtu dhe forcimit të kontrollit të brendëshëm. Në aspektin e sigurisë rajonale, Kryeministri Nano nënvizoi bashkëpunimin për ruajtjen dhe menaxhimin e kufijve, bashkërendimin e veprimeve për luftimin e fenomeneve ndërkufitare si trafiqet ilegale dhe krimi i organizuar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›