Kryeministri Fatos Nano do të zhvillojë sot një vizitë pune në bashkinë e Pukës. Fillimisht z.Nano do të zhvillojë një takim pune në selinë e Bashkisë së Pukës, ku do të takohet dh
Kryeministri Fatos Nano do të zhvillojë sot një vizitë pune në bashkinë e Pukës.
Fillimisht z.Nano do të zhvillojë një takim pune në selinë e Bashkisë së Pukës, ku do të takohet dhe diskutojë me drejtues të pushtetit vendor.
Më pas, Kryeministri do të jetë i pranishëm në ceremoninë e përurimit të nënstacionit elektrik të Pukës dhe të rikonstruksionit të unazës së vogël të qytetit.
Gjithashtu z.Nano do të takohet dhe bashkëbisedojë në kinoteatrin e qytetit me drejtues dhe intelektualë të Pukës.