Kryeministri Fatos Nano është takuar sot me disa nxënës e mësues, përfaqësues të shkollave të mesme të Beratit. Kryeministri u dhuroi nxënësve të shkollave të mesme "Ajet Xhindole
Kryeministri Fatos Nano është takuar sot me disa nxënës e mësues, përfaqësues të shkollave të mesme të Beratit.
Kryeministri u dhuroi nxënësve të shkollave të mesme "Ajet Xhindole", "Kristaq Capo", "Kristo Isak", "Shyqyri Lakra" e asaj të Urës Vajgurore "Muharrem Janina" një sasi kompjuterash, pretim ky që u bëri gjatë vizitës së Tij në këtë qark, më 8 tetor, në takimin që zhvilloi me të rinjtë e shkollave të mesme të ketij qyteti.
Këta janë kompjuterat e premtuar për gjimnazet e Beratit, u shpreh Kryeministri. Janë instrumente që do t'iu ndihmojnë edhe ju që të bëheni akoma më të mirë, janë mjetet e kualifikimit dhe të punës që përdor gjithë rinia në gjithë botën, edhe ju. Do të keni mundësi, dhe këtë shpresojmë edhe ne, për vendin tonë, që të filloni të lundroni edhe ju në internet. Dhe jam i bindur se ju e dini përse do t'í përdorni.
T'i gëzoni!
Kryeministri u premtoj nxënësve të shkollave të mesme të Beratit që morën pjesë në këtë takim se do të interesohet edhe për instalimin e rrjetit të internetit dhe se do ta kenë falas edhe përdorimin e tij.
Nxënësit, nga ana e tyre, e falenderuan Kryeministrin për dhuratën e çmuar që u bëri. Ato u shprehën se kompjuterat e dhuruar "do t'ua sjellin botën më afër dhe do t'ua bëjë më të vogël".