E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot paradite një takim me Presidentin e rajonit të Emilia-Romagna, Vasco Errani. Në fillim të takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet shumë të m

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot paradite një takim me Presidentin e rajonit të Emilia-Romagna, Vasco Errani.

Në fillim të takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Italisë dhe, në këtë kontekst, edhe bashkëpunimin e frytshëm me rajonin e Emilia-Romagna, njëherësh ata shprehën vullnetin për rritjen dhe forcimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen nëpërmjet programve të reja për zhvillim. Rajoni i Elilia-Romagna është angazhuar prej disa vitesh në Shqipëri me nisma bashkëpunimi në zona të ndryshme të vendit, në mënyrë të veçantë në Elbasan dhe Shkodër, si dhe ka hapur një zyrë ytë vetën në Tiranë për kooordinimin e të gjithë aktiviteteve të realizuara në Shqipëri nga ky rajon.

Nga ana e tij, z.Errani vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në vitet e fundit, klimën pozitive dhe potencialet që ofron për sipërmarrësit e huaj. "Shqipëria ka pësuar një evolucion pozitiv këto vite. Prandaj dhe mundësitë për sipërmarrësit italianë janë të rëndësishme e të mëdha. Ne po punojmë për të mbështetur dhe nxitur më tej prezencën e investitorëve tane këtu dhe në vitet e ardhshme do të shohim rritjen e prezencës së tyre në Shqipëri", tha z.Errani.

Bashkëbiseduesit u përqëndruan në programin që po zhvillohet në favor të politikave për të miturit, forcimin institucional për decentralizimin e shërbimeve socialize e të shërimit kombëtar për adoptimet dhe mbrojtjen e të drejtave të të miturve dhe harmonizimi i legjislacionit me normativat e BE-së. Në këtë drejtim, Kryeministri Nano shprehu angazhimin dhe mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për realizimin e këtij programi.

Z.Nano dhe z.Errani nënshkruan një deklaratë të përbashkët, ku theksohet vullneti për të promovuar forma bashkëpunimi që kanë për qëllim të mobilizojnë dhe vlerësojnë burimet lokale respektive, duke ndërmarrë në këtë drejtim hapa konkretë që synojnë të favorizojnë procesin e decentralizimit administrativ, luftën kundër përjashtimit socilal, si dhe mbrojtjen e shtresave të pambrojtura të popullsisë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›