E Diel, 1 Nëntor 2026

Motra dhe vellezer, Shoqe dhe shoke, Ju falenderoj per ftesen qe me bete nepermjet deputetit tuaj Ilir Gjonit, duke me rikujtuar ndjenjat e pashlyeshme te miqesise dhe te solidariteit tone njere

Motra dhe vellezer,
Shoqe dhe shoke,

Ju falenderoj per ftesen qe me bete nepermjet deputetit tuaj Ilir Gjonit, duke me rikujtuar ndjenjat e pashlyeshme te miqesise dhe te solidariteit tone njerezor dhe politik, te Fatos Nanos me Dibren dhe te dibraneve me Partine Socialiste. Ky eshte nje forum qytetar, jo sepse s'ka fshatare sepse fshati eshte ende kocka e zhvillimit te vendit dhe e politikes progresiste, por sepse ju po beheni sebashku me shumicen derrmuese te shqiptareve qytetare europiane, shtetas te nje vendi qe po kapercen sfida te veshtira dhe po i afrohet Europes se Bashkuar.

Mbeshtetja qe ju me jepni eshte e pazevendesueshme per mua, Partine Socialiste dhe qeverine qe une drejtoj. Eshte vleresim dhe besim per te vazhduar te drejtoj vendin me pergjegjshmeri, me patriotizem dhe sidomos me me shume rezultate ne sherbimin tuaj dhe t ete gjithe shqiptareve.

Kam nisur qe ne mengjes bashkebisedimin me dibranet, me autoritetet e Dibres, me drejtuesit e PS, me te zgjedhurit pavaresisht se ciles force i takojne. Kam kuptuar se mbi te gjitha ju ju nuk prekeni nga skifteret e sherrit e te konfliktit, se ketu ne Diber urrejtja nuk ka vend, se ketu ne Diber solidariteti i dibranit me dibranin shprehet ne dashuri per progresin dhe per shtetin. Dhe prandaj une jam sot ketu per tju ftuar qe te beheni edhe me shume partnere aktive per zhvillimin e Dibres dhe progresin e gjithe Shqiperise. Erdha me pergjegjesine e Kryeministrit sot per t'i kam ndjekur me nga arer edhe zhvillimet, por edhe problemet qe keni, ne nje realitet qe po transformohet, ne nje realitet qe ka ende shume probleme, ne nje territor qe ka potenciale te medha e njerez te mrekullueshem, qe meritojne jo vetem te rrisin mireqenien e vet por edhe te vazhdojne te japin kontributet ne aktivizimin e thesareve te te gjithe atdheut, me nje realitet qe po behet cdo dite e me europian, qe kerkon nga ne me shume angazhime, me shume rezultate, me shume bashkeveprim me ju ashti si me qytetaret dhe autoritetet ne te kater anet e vendit.

Sapo mbyllem nje analize te puneve jo vetem politike por edhe te administrimit te buxhetit dhe projekteve te zhvillimit te Dibres me autoritetet e PS dhe do te vazhdoj edhe me perfaqesuesit e institucioneve bashkiake, te komunave dhe qarqeve. Takova serish nje parti te madhe, nje parti e ka ndjere peshen e humbjes dhe per kete shkak po riperterihet e qe ka ne krye njerez te devotshem qe i interpretojne drejt interesat e shumices, interesat tuaja dhe menjehere bashke me ministrat qe me shoqerojne vendosem t'i stimulojme dhe t'ju premtojme se do t'i mbeshtesim ne te gjitha prioritete dhe projektet e zhvillimit dhe prandaj e pranoj ftesen e deputetit tuaj per te ndertuar sebashku nje prognoze te zhvillimit te shkurter dhe afatmesme te Dibres e per ta rikthyer Dibren ne te gjitha programet dhe infrastrukturat e zhvillimit dhe integrimit kombetar te vendit.

Shoket tuaj perfaqesues pavaresisht se nuk i komandojne te gjitha pushtetet ketu ne Diber ngriten me realizem nevojat per me shume investime, me shume, me shume vendeve pune, me shume perkrahje sociale dhe veçanerisht me shume drejtesi kunder korrupsionit, kunder trafikanteve, kunder atyre qe abuzojne me pushtetin qe i keni dhene ju apo me mandatin qe ju ka dhene partia, kunder atyre qe kane mbushur xhepat me taksat dhe pasurite tuaja dhe ju kane kthyer kurrizin ose per te shkuar ne parti te tjera ose per t'u sderhallur neper vila ne kryeqytet.

Une i njoh mire tiparet e karakterit dhe te zemres se dibranit, siç njoh mire dhe pergjegjesite e mia si Kryetar i maxhorances dhe drejtues i qeverise, prandaj une kam besim se duke forcuar punen e perbahsket, duke i ngarkuar perfaqesuesit me me shume detyra dhe duke kerkuar me shume llogari perpara jush do t'i aktivizojme te gjitha burimet dhe energjite, do t'i kthejme te gjitha ankesat ne ne zgjidhje, idete ne projekte dhe kontributet e te gjitheve ne me shume produkte per te miren e perbashket. Ne realitetin e ri qe jetojme jo gjithçka vjen vetem nga qeveria qenderore, prandaj kerkohet pjesemarrja e te gjitheve, sepse dhe kopetencat, dhe burimet financiare, edhe te prones publike po shperndahen per shkak te decentralizimit ne me shume duar, edhe ne duar bashkiake, komunale apo te perfaqesuesve te qarqeve. Ne realitetin qe jetojme kur ekonomia kombetare rritet 80% per shkak te sipermarrjes private kane shume kontribute per te cilen kerkojne mbeshtetje dhe stimulim shteteror dhe ligjor edhe sipermarresit dhe biznesmenet. Pra jam ketu per te vene qeverine ne sherbimin tuaj, per t'i ngarkuar dhe jo per t'i heltesuar ministrat, deputetet dhe perfaqesuesit e tjere shteterore per t'i lidhur ata me mire me iniciativat dhe burimet tuaja te zhvillimit.

Ne kemi te njejtin vleresim se çfare rezervat dhe faktoresh per zhvillim me te shpejte zoteron Dibra dhe dibranet. Sor jam shume i kenaqur qe arrita ne te njetin vleresim per shkaqet, problemet e pengesat qe nuk kane lejuar zhvillim dhe mireqenie me te madhe e te shpejte per Dibren deri me tani. Prandaj kemi arritur ne te njejtat formula zgjidhjeje per te kuruar semundjet, per te kapercyer pengesat dhe per te shtuar oportunitetet dhe te mirat materiale qe vijne nga mbeshtetja e zhvillimit dhe inisiativave sipermarrese te komunitetit dibran. Ju keni te drejte te kerkoni me shume investime ne infrastrukture, per sistemin shendetesor, per kopshtet dhe shkollat dhe ne do t'i mbeshtesim te gjitha inisiativat qe gezojne mbeshtetjen e komunitetit te dibraneve ne prioritetet e zhvillimit. Mundesite dhe mjetet financiare te qeverise megjithese duhet te shperndahen ne te gjithe territorin e vendit dalin per te mbeshtetur financimet dhe projektet prioritare per Dibren. Ju duhet te mos harroni se sa kemi shpenzuar per te sjelle Shqiperine dhe Dibren ne normalitetin e sotem edhe pse ka mjaft probleme per te zgjidhur. Ju e dini se ne '97 trasheguam nje trasheguam nje vend te shkaterruar, nje shtet te rrenuar dhe institucione te paralizuara . Secili me te drejte i ben hesapet e shtepise se tij, te lagjes apo fshatit te tij. Por qeveria eshte gjithnje e me afte te ndertoje partneritet ligjor me perfaqesuesit tuaj dhe te mos dorezohet as para qarjeve dhe ankesave qaramane per poste qe i mbaka PS dhe nuk ia jep perfaqesuesve te zgjedhur nga populli kur jane te partive te tjera dhe as te mos dorezohen perballe korrupsionit apo padrejtesive qe vijne nga perfaqesdues qendrore apo lokale qe akuzojne me djersen tuaj.

Qeveria i njeh mire hartat e levizjes se gjakut dhe te jetes ne te gjithe qarkun e Dibres. Ne e dime se ju keni 141 fshatra te shpemdara ne 14 komuna me nje popullsi prej rreth 72 mije banore dhe keta njerez kane nevoje per te gjitha llojet e sherbimeve. Nuk mund te kete sherbime pa ndertuar te gjithe kapilaret e sherbimit, pra infrastrukturen rrugore per te gjitha qendrat e banuara, lagjet e fshatrat dhe te gjitha komunave. E gjithe Shqiperia ka 3300 km rruge naciona1e, nga te cilat jane ndertuar teresisht te reja ne keto tre vitet e fundit diçka m e shume se 12%, 350 km, ndersa pjesa e mbetur eshte pothuajse e gjitha per tu ndertuar nga e para. Prandaj investimi ne rruge, financimet e projekteve te rrugeve me parate e buxhetiti te shtetit dhe te donatoreve zene peshen kryesore te projekteve tona per zhvillim. Vetem kete vit nga kontributet fiskale qe mbledhim dhe ato jane 300 miliard leke me te medha se tre vjet me pare, qeveria financon per infrastrukturen e rrugeve nacionale dhe te ardhura te tjera publike 9.7 miliarde leke ose rreth 100 milion dollare, nje shifer e paimagjinueshme dy vjet me pare. Une e di qe me kaq para rruget e Dibres do ishin here si bulevard, madje si rruget e Zvicres, por ne jemi te detyruar t'i ndajme keto financime ne ngritjen e nivelit te infrastruktures dhe te shpejtimit te levizjes se jetes, te njerezve e te mallrave ne te gjithe territorin, sepse nese do t'i ndertonim vetem ne nje qark apo nje rreth do te mbeteshit nje ishull i izoluar pa mundesi daljeje ne tregjet rajonale e me gjere. Prandaj une e mbeshtes logjiken e deputetit tuaj qe kerkon prioritet te prioriteteve ne programet e zhvillimit perspektiv te Dibres, ndertimin e infrastruktures interurbane dhe urbane qe lidh Dibren me te gjithe Shqiperine dhe me vendet fqinje.

Une do te kerkoja t'i ruajme dhe t'i zhvillojme sebashku keto arterie te levizjes dhe zhvillimit kombetar. Besoj e dini se çfare ndodh rendom me rruget e reja. Vendosim tabela te sinjalistikes rrugore dhe ne shume raste na i vjedhin. Vendosim ne rruge shenja dalluese per drejtuesit e automjeteve naten dhe i demtojne diten. Vendosin tabela treguese per komuna e fshatra qe lidhen me rrugen kombetar,e te cilat zhduken. Te gjitha keto objekte kerkojini dhe do t'i gjeni tek gardhi, karroca apo makina e komshiut gjithashtu. Une pres qe te denonconi dhe te veproni bashke me qeverine dhe shtetin ligjor per ta ndaluar kete shkaterrim te pasurise kombetare. Vjedhja qe ben nje qytetar, nje fshatar nuk ndryshon ne thelb nga ajo qe ben nje drejtor apo nje funksionar i larte, ne thelb ato mbetet te njejta, pavaresisht nga vlera qe zhduket. Prandaj luftojeni korrupsionin jo vetem ne administrimin e fondeve publike apo tendera por dhe ne funskionimin e imprentiturave te jetes dhe te levizjes ne te cilat mbeshtet i gjithe aktiviteti i komunitetit tuaj. Une ju ftoj te jeni luftetare aktive te fenomeneve te vjedhjes dhe korrupsionit, te papergjegjshmerise dhe demtimit qe nxit shkaterrimin e sistemit te vlerave qe po ndertojme.

Une nuk jam ketu per te bere demagogji dhe te them se qeveria do beje luanin ne luften kunder korrupsionit apo krimit. Ne po i luftojme ato me te gjithe forcen e shtetit ligjor e te drejtesise se organizuar, siç po godasim trafiqet dhe po nderpresim shtigjet ku kriminele te organizuar viktimizojne njerez te pafajshem. Une si Kryeminister, pervec veprimtarise ligjore te shtetit dhe te politikes progresiste, kam nevoje vecanerisht per ndihmen tuaj dhe prandaj jam sot ketu per te shtuar rradhet e njerezve aktive qe pranojne te perballojne sfidat e zhvillimit qe ka realizteti, qe marin kosto dhe te ndajne me pergjegjesi qytetare e qeverisese. Le ta gjejme se bashku hajdutin e madh dhe hajdutin e vogel, ate qe demton buxhetin dhe ate qe demton rruget dhe mjediset tuaj urbane, ate qe privatizon ne menyre te padrejte dhe ate qe shperdoron pronat publike per perfitime private, le ta gjejme se bashku policin, prokurorin, prokurorin apo gjykatesin qe lexon ligjin si Maliqi. Ne kete rast ju garantoj se pjesa e pergjegjshme dhe e paster e klases politike qe eshte dominuese do te shtoje motivimin dhe borxhin ndaj jush per me shume rezultate do ta shlyejne me me shume perkushtim.

Une besoj se ka ardhur koha per te ndertuar nje model krejtesisht te ri te bashkepunimit mes qeverise dhe komuniteteve, midis autoriteteve qendrore dhe vendore, midis shtetit dhe qytetareve kudo ku ato jane dhe ndjehen te tille. Dhe ky bashkepunim nuk mund te levize vetem ne denoncime reciproke te nivelit politik apo mediatik, por kerkon aksione efektive te perbashketa efektive, qe mbikqyren prej jush per te shkuar ne dobine tuaj. Per mirembajtjen e rruges nacionale qe lidh Peshkopine me Tiranen qeveria shqiptare ka marre nje kredi nga Banka Boterore prej 72 milion leke ose 720 mije USD. Eshte e qarte qe nuk dalin, jane te pamjaftueshme. Por nese bejme pak llogari dhe te shtonim kontributet. Rrethi juaj ka 85 mije banore qe jetojne ketu. Sikur secili te kontribuonte mesatarisht me 10 dollare ne vit, 20 kafe, ose me 6 paketa cigare, do te mblidhej nje fond me i madh se kaq, 850 mije USD ose gati 900 milion leke dhe rruga do te kishte arritur ne parametra modeme cilesie dhe sigurie. Besoj se me kuptoni se nje rruge e ngritur me kontributin e komunitetit gjithashtu, - nuk po heq dore nga mbeshtetja e qeverise- do te ishte rruga me e ruajtur dhe me e paster ne bote. Asaj nuk do ti mungonin as sinjalistika, as ndriçimi i nevojshem dhe as aksidente nuk do te ndodhnin ne te.

Por cfare do beje qeveria atehere? Qeveria do te beje rrugen e Arberit, e cila kushton rreth 120 milion dollare ne menyre qe te shkurtohen distancat e daljes se mineralit, te frutave, bulmetrave, te misrit dhe te dibraneve ne me pak se nje ore udhetim. Pra qe vitin tjeter ne do te fillojme te investojme dhe te punojme per ta sjelle distancen e Peshkopise me Tiranen ne 72 km. Atehere po vazhdoj t'ua pyes: si do ta krijojme se bashku frontin antikorrupsion dhe antitrafik qe parate i ruan dhe i perdor me mire? Do ta krijojme me kontributin e te gjitheve ne ndertimin e sisteme dhe mirembajtjes se investimeve, te infrastrukturave, te kopshteve, te shkollave, te çerdheve, te spitaleve qe ngreme dhe me kontribute te perbashketa per te mbrojtur funksionare nga korrupsioni dhe rushfetet.

Megjithese maxhoranca qeverisese ka humbr ne shumicen e njesive te pushtetit vendor ne qarkun e Dibres, angazhimi yne si maxhorance progresiste ne shkalle kombetare ka ardhur ne rritje dhe per permiresimin e jeteses se te gjithe banoreve te Dibres. Vetem sivjet qeveria po shpenzon per banoret e Dibres 12 milion dollare ose dyfishi i vitit 2003 per te plotesuar nevojat me emergjente ne sherbimet publike. Me keto fonde po punohet ne 138 objekte, ose gati nje objekt per cdo fshat te rrethit. Do ftoja cilindo t'i verifikoje keto ne Ushtelence apo Kamen, ne Sopanike apo Muhur, ne Sllove apo Bellove, ne Dohoshisht apo Dovolan, ne Lukan apo Brezhdan etj. Jane shkolla, qendra shendetesore, ambulanca, ujesjellesa, rruge etj, qe po financohen nga qeveria per permiresimin e kushteve te punes, te levizjes dhe sipermarrjes suaj. Por me pak fonde ju mund te ndikoni ndjeshem ne permiresimin e jeteses dhe sipermarrjes duke terhequr me mire vemendjen e tregetareve dhe investitoreve ketu ne Diber gjithashtu. Tashme, fale demokratizimit qe po perparon dhe reformave te decentralizimit, pothuajse çdo familje dibrane e ka nje njeri qe punon apo studion jashte vendit. Me siguri ju e dini se çfare thone djemte apo vajzat qe jane ne emigracion. Ata tregojne se komunat apo fshatrat ne vendet fqinje apo te europes investojne edhe vete ne rruget nacionale per te treguar nepermjet tabelave dhe ndricimit vendndodhjen e komunitetit te tyre apo dhe vecorine e prodhimit dhe sherbimit lokal qe ata ofrojne per te tjeret. Mbi kete baze une e kam vleresuar shume Strategjine Rajonale te Zhvillimit Ekonomik dhe Social te hartuar dhe miratuar per qarkun e Dibres. Prandaj ky eshte dokumenti mbi bazen e te cilit qeveria do te mbeshtese dhe prandaj une kerkoj sot qe sebashku te bejme nderhyrjet e duhura qe ne thelb integrojne ne projektet e zhvillimit kombetar kontributin direkt te qytetareve dhe fermereve dibrane. Ne duhet ta arsyetojme administrimin shteteror njelloj si administrimin e familjes.

Ju thashe pak me pare se qeveria do te gjeje financimet prej 120 milion dollare per te ndertuar rrugen e Arberit. Por ky investim kerkon parapergatitjen tuaj per ta shfrytezuar me dobi dhe leverdishmeri maksimale. Tashme kudo ku jane ndertuar rruge te permasave te tilla, kemi harxhuar shume per shkak te shpronesimeve sepse jane rivleresuar pronat deri ne dy here. Fermeret dhe prodhuesit e vegjel tashme duhet te behen gati me rrugen e re per te perballuar nje treg me te madh, pra me me shume konkurence por dhe me me shume mundesi per fitime. Kjo do te thote se mollet e Peshkopise duhet te behen qe tani gati te vijne ne Tirane apo Durres si mollet e Maqedonise, te pastra, te ambalazhuara dhe te kontrolluara.

Qeveria po ju ndihmon me te gjitha mundesite ne kete drejtim, pasi Dibra eshte nje rreth me orientim te theksuar blegtoral dhe frutikulturor. Por edhe ju duhet te nxitoni per tu bere edhe me legale dhe t'i paraqesni ne rruge ligjore kerkesat tuaja qe te mund te perfitoni nga institucionet po kreditpjne dhe financiojne edhe sipermarrjen e fermereve. Pra, hipotekoni pasurine, regjistroni aktivitetet, qarkulloni parate ne banka, pasi keshtu do te fitoni te gjitha kredenciale per te marre kredi nga institucionet financiare publike dhe private. Qe neser ju do te keni degen e nje Banke nderkombetare edhe ketu ne Diber, Raifaizen Bank. Ky eshte nje nga investimet me te medha per zhvillim dhe integrim qe ka arritur qeveria shqiptare, duke e afruar me fakte edhe Dibren me te gjithe boten. Kjo eshte nje banke popullore, eshte nje banke agresive, qe nxit dhe mbehstet biznesin e vogel e te mesem ne qytet e fasht. Beni gati letrat se kredite nga kjo banke e te tjera po shtohen dhe jane gati per te financuar resurset prioritare per zhvillim. Qeveria per kete vit ka kryer falas vaksinimin e te gjitha bagetive te Dibres dhe po ndihmon direkt me fondacione krediti qindra ferma te vogla. Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit ka nisur tashme te financoje skemen e kultivimit te patates dhe te drufrutoreve, produkte me te cilat ne besojme se dibranet konkurojne me sukses ne treg. Vetem me varjetetet e reja te misfit te siguruara me programe te financuara nga qeveria, ne rrethin e Peshkopise kultivohen 700 ha. Qe te mas ju shperndaj shume me shifra dhe te mas dukem se po bej propogande, ju bej me dije se vetem nga Fondi i Financimit Rural Malor jane dhene kredi te vogla per 1 mije fermere me nje vlere totale prej 1.3 milion dollare. Besoj se e ndoqet ne televizion ministrin e Financave, i cili shprehu vullnetin e qeverise per krijimin e nje banke te specializuar per bujqesine, duke here te mundur keshtu qe gjysma e popullsise ose 300 mije ferma individuale ne Shqiperi te kene shanset per tu kredituar si cdo sipermarrje tjeter e madhe. Keto hapa shume te medha qe po hedh qeveria shqiptare ne bashkepunim me institucionet bankare, me sipermarresit dhe fermeret shqiptare, po krijojne kushte te shpejta per te pakesuar varferine, per tw shtuar prodhimin, per te zgjeruar tregjet, per te rritur eksportet edhe ne zonen veriore e lindore te Shqiperise.

Por qe te kemi akoma me shume rezultate, te kemi akoma me shume aftesi konkururese e per kete arsye me shume mireqenie, per shkak se zbatojme marreveshje te tregtise se lire me vendet fqinje dhe me Europen, besoj se perveç rritjes se bashkepunimit midis qeverise dhe autoriteteve vendeore duhet te rritet bashkepunimi i çdo individi me qeverine, me pushtetin vendor, me shoqerine civile, me organizatat sipermarrese dhe mbi te gjitha duhet te kemi me shume respekti ndaj njeri-tjetrit, sepse ndajme te njejtin fat. Vazhdoni te forconi solidaritetin dhe bashkepunimin per te bllokuar ata qe grabisin dhe shperdorojne djersen pasurine tuaj. Nxisni sipermarresit, punetoret, njerezit e ndershem, ruajtesit e ligjit e te drejtesise. Nuk mund te vazhdohet me semundjen e semaforeve ku makinat dhe kembesoret garojne kush kalon me pare me drite te kuqe, nuk mund te presim te na respektojne apo integrojne ne familjen e madhe europiane, ne rast se neglizhojme shkelesit e vegjel ne hundet tona.

E bera kete parashtrese per te shprehur publikisht keqardhjen time publikisht edhe ketu ne Peshkopi per bllokimin e funksionimit te pushtetit vendor deri ne çeshtjen e struktures organizative te bashksie, te buxhetit dhe taksave. Keto jane çeshtje shume te rendesishme qe nuk mund te mbeten ne duar sherresh individuale, keto jane projektet e se ardhmes se qytetit. Natyrisht me vjen keq se nuk gjetem si parti apo koalicion nje kandidat me te mire se kryetari aktual i bashkise, por me duhet te jem i sinqerte dhe te them se ne treguesit themelor kryetari aktual i bashkise po punon me mire se paraardhesi i vet. Une do t'i kerkoj atij dhe ju te nxisni bashkepunimin me keshillin dhe keshilltaret, si dhe te shtoni kontributet fiskale dhe te drejtorive administrative qendrore ketu ne qark per te zbatur projektet dhe per te shpejtuar ritmet e zhvillimit. Une ju premtoj se formulen e kompromisit qe ka nisur te zere vend midis forcave te ndryshme politike ne keshillin bashkiak, midis keshillit dhe kryetarit do te vazhdoje te konsolidohet nen mbikqyrjen tuaj ne te miren e qytetareve dibrane dhe te Peshkopise.
Kete e them me besim se mençuria e njohur e dibranit, orientimi i shpirtit te dibranit drejt kultures dhe dijes, aftesia juaj proverbiale per pune jane kushte te fituara per kete bashkejetese dhe integrim te Dibres ne zhvillimin kombetar dhe ne familjen e madhe europiane qe na rrethon.

Ju faleminderit!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›