E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim kortezie, Znj. Eleonora Karanfilovska-Ratcliff, ambasadore e Maqedonisë në Tiranë me rastin e fillimit të detyrës në Shqiperi. Në fillim

Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim kortezie, Znj. Eleonora Karanfilovska-Ratcliff, ambasadore e Maqedonisë në Tiranë me rastin e fillimit të detyrës në Shqiperi.
Në fillim të këtij takimi, Kryeministri theksoi se në marrë dheniet me Maqedoninë Shqipëria niset nga premisa se stabiliteti i Maqedonisë është shumë i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. "Këtë Shqiperia e ka dëshmuar me vullnetin politik dhe praktikën e zhvillimit të gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe e shumëpalëshe. Objektivat e përbashkëta të anëtarësimit në BE e NATO, e bëjnë të domosdoshëm shkëmbimin e pervojes dhe bashkërendimin e politikave të të dy vendeve për integrimin në strukturat euroatlantike", theksoi Kryeministri Nano.
Kryeministri u shpreh se një rol të veçantë në konsolidimin e stabilitetit ka ne veçanti Marrëveshja e Ohrit, e cila përbën një paketë masash e nismash ligjore, por edhe një pakt politik me rëndësi të veçantë për garantimin e një klime mirëkuptimi të qëndrueshëm ndëretnik dhe kompaktesimin e standarteve demokratike të shoqërise maqedone. "Për ne implementimi i marrevëshjes së Ohrit është pjesë e rëndësishme e Korridorit 8 duke ndikuar drejtëpërdrejtë në të ardhmen integruese të gjithë rajonit", tha Kryeministri Nano.
Me tej, Kryeministri u shpreh se Shqiptarët në Maqedoni ne i shohim si element stabiliteti, bashkëpunimi dhe kohëzioni të brendshëm dhe inkurajojme veprimet qe cojne drejt emancipimit dhe integrimit te tyre pa paragjykime në shoqërinë maqedonase, duke theksuar faktin se Qeveria shqiptare ka dënuar aktet e dhunës mbi institucionet në Maqedoni dhe i ka bërë thirrje faktorit politik shqiptar atje të distancohet nga të ashtuquajturit fronte apo armata, te cilat ne mendojme se jane me teper nje fenomen virtual, interneti se sa nje realitet.
Duke iu referuar ngjarjeve te diteve te fundit ne rajonin e Likoves, zoti Nano tha se Qeveria shqiptare, e cila i ka ndjekur ato me vemendje, rikonfirmon qendrimin e saj te njohur ne mbeshtetje te stabilitetit te Maqedonise dhe denon çdo veprimtari ekstremiste nga kushdoqofte. Ngjarje te tilla kapercehen me gjakftohtesi e pa paragjykime, me mjete politike e demokratike dhe nepermjet respektimit te ligjit.
Nga ana e saj, Znj. Eleonora Karanfilovska-Ratcliff , pasi falenderoi per pritjen nga ana e Kryeministrit Nano, u shpreh se qeveria e saj vlereson lart qendrimet e matura te qeverise shqiptare dhe ritheksoi deshiren e vendit te saj per forcimin e metejshem te marredhenieve me Shqiperine. Ajo permendi si prioritete te punes se saj ne detyren e ambasadores thellimin e marredhenieve ne fushen ekonomike, avancimin e bashkepunimit per forcimin e rendit ne kufi, bashkepunimin ushtarak, etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›