E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim kortezie, Znj. Eleonora Karanfilovska-Ratcliff, ambasadore e Maqedonisë ne Tirane me rastin e fillimit te detyres ne Shqiperi. Ne fillim te ketij takim

Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim kortezie, Znj. Eleonora Karanfilovska-Ratcliff, ambasadore e Maqedonisë ne Tirane me rastin e fillimit te detyres ne Shqiperi.
Ne fillim te ketij takimi, Kryeministri theksoi se ne marredheniet me Maqedonine Shqipëria niset nga premisa se stabiliteti i Maqedonisë është shumë i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. "Këtë Shqiperia e ka dëshmuar me vullnetin politik dhe praktikën e zhvillimit të gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe e shumëpalëshe. Objektivat e përbashkëta të anëtarësimit në BE e NATO, e bëjnë të domosdoshëm shkembimin e pervojes dhe bashkërendimin e politikave të të dy vendeve per integrimin në strukturat euroatlantike", theksoi Kryeministri Nano.
Kryeministri u shpreh se nje rol te vecante ne konsolidimin e stabilitetit ka ne veçanti Marrëveshja e Ohrit, e cila perben nje pakete masash e nismash ligjore, por edhe nje pakt politik me rendesi te veçante per garantimin e nje klime mirekuptimi te qendrueshem nderetnik dhe kompaktesimin e standarteve demokratike te shoqerise maqedone. "Per ne implementimi i marreveshjes se Ohrit eshte pjese e rendesishme e Korridorit 8 duke ndikuar drejperdrejte ne te ardhmen integruese te gjithe rajonit", tha Kryeministri Nano.
Me tej, Kryeministri u shpreh se Shqiptarët në Maqedoni ne i shohim si element stabiliteti, bashkëpunimi dhe kohezioni të brendshëm dhe inkurajojme veprimet qe cojne drejt emancipimit dhe integrimit te tyre pa paragjykime në shoqërinë maqedonase, duke theksuar faktin se Qeveria shqiptare ka dënuar aktet e dhunës mbi institucionet në Maqedoni dhe i ka bërë thirrje faktorit politik shqiptar atje të distancohet nga të ashtuquajturit fronte apo armata, te cilat ne mendojme se jane me teper nje fenomen virtual, interneti se sa nje realitet.
Duke iu referuar ngjarjeve te diteve te fundit ne rajonin e Likoves, zoti Nano tha se Qeveria shqiptare, e cila i ka ndjekur ato me vemendje, rikonfirmon qendrimin e saj te njohur ne mbeshtetje te stabilitetit te Maqedonise dhe denon çdo veprimtari ekstremiste nga kushdoqofte. Ngjarje te tilla kapercehen me gjakftohtesi e pa paragjykime, me mjete politike e demokratike dhe nepermjet respektimit te ligjit.
Nga ana e saj, Znj. Eleonora Karanfilovska-Ratcliff , pasi falenderoi per pritjen nga ana e Kryeministrit Nano, u shpreh se qeveria e saj vlereson lart qendrimet e matura te qeverise shqiptare dhe ritheksoi deshiren e vendit te saj per forcimin e metejshem te marredhenieve me Shqiperine. Ajo permendi si prioritete te punes se saj ne detyren e ambasadores thellimin e marredhenieve ne fushen ekonomike, avancimin e bashkepunimit per forcimin e rendit ne kufi, bashkepunimin ushtarak, etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›