Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar një mesazh urimi Kryeministrit maqedonas, Vlado Buchkovski, me rastin e emërimit në këtë post. Kryeministri Nano i shpreh në këtë mesazh z.Buchkovski p
Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar një mesazh urimi Kryeministrit maqedonas, Vlado Buchkovski, me rastin e emërimit në këtë post.
Kryeministri Nano i shpreh në këtë mesazh z.Buchkovski përgëzimet dhe urimet për kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme. Më tej, zoti Nano shprehet:
"Duke vleresuar nivelin e deritanishem te marredhenieve dypaleshe shpreh besimin e plote se bashkepunimi ndermjet dy vendeve tona do te vazhdoje te thellohet e forcohet me tej edhe ne te ardhmen ne te mire te popujve tane dhe ne dobi te stabilitetit, paqes e zhvillimit ne rajon.
Perfitoj nga rasti t Ju siguroj per vullnetin tim dhe te qeverise qe kryesoj per ruajtjen dhe intensifikimin e kontakteve dhe te dialogut dypalesh e shumepalesh me bindjen se bashkepunimi yne aktiv do te kontribuoje ne realizimin e qellimeve te perbasheta per integrim ne strukturat europiane dhe euroatlantike, si dhe te aspiratave te te dy popujve tane per me teper zhvillim e mireqenie.
Jam i bindur se vetem me vullnet politik pozitiv dhe bashkepunim konkret ne te gjitha fushat bejme me te miren per vendet tona dhe imazhin e tyre ne rajon e me gjere".