E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot në mesditë në inagurimin e Universitetit katolik mjeksor "Zoja e Këshillit të Mirë". Në këtë aktivitet merrnin pjesë personalitetet më t

Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot në mesditë në inagurimin e Universitetit katolik mjeksor "Zoja e Këshillit të Mirë".

Në këtë aktivitet merrnin pjesë personalitetet më të larta të shtetit shqiptar, Presidenti i Republikës z. Alfred Moisiu, Kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi, përfaqësues të politikës, të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, përfaqësues të shoqërisë civile, shtresave akademike universitare etj.

Këtë ceremoni e nderonin gjithashtu, me pjesëmarrjen e tyre personalitete te larta te politikes italiane, si Presidenti i Dhomës së deputetëve italianë Pierferdinando Kazini, Ministri italian i Politikave Komunitare Roko Butiglione, Ministri italian i Funksioneve Politike Mario Bacini etj. Kisha katolike në këtë eveniment përfaqësohej nga Cardinali Pio Laghi, Presidenti i Konferencës Episcopale shqiptare Monsinjor Massafra, si dhe Arqipeshkvi i Tiranës, Monsinjor Rrok Mirdita.

Kryeministri Fatos Nano me kete rast ka zbuluar statujën "Hymni i jetës" e cila ndodhet në hyrje të Universitetit "Zonja e Këshillit të Mirë" dhe që percjell mesazhin e humanizmit, harmonise dhe miresise se brezave.

Në këtë Universitet studentët shqiptarë do të kenë mundësi të studiojnë në degët e Mjeksisë, kirurgjisë, Shkencat ekonomike dhe politike nën drejtimin e një trupe pedagogësh të përbërë nga profesorë shqiptarë dhe italianë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›