Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot, në një takim kortezie, Ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Tiranë, z. Richard Jones. Kryeministri Nano i ka uruar z. Jones suksese në këtë det
Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot, në një takim kortezie, Ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Tiranë, z. Richard Jones.
Kryeministri Nano i ka uruar z. Jones suksese në këtë detyrë, si dhe e ka njohur me ecurinë e deritanishme në fusha të ndryshme të zhvillimit të vendit.
Kryeministri Nano ka vlerësuar marrëdhëniet politike shumë të mira me Mbretërinë e Bashkuar si dhe ka shprehur falënderimet për mbështetjen e sinqertë dhënë Shqipërisë si politikisht ashtu edhe në fushën e bashkëpunimit për zhvillim.
Në këtë takim Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Tiranë, ka vlerësuar hapat e hedhura nga Qeveria Shqiptare në negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me BE.
Kryeministri Nano dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe kanë shprehur interesimin për të thelluar bashkëpunimin në fusha të tilla si ato të ekonomisë, arsimit, artit kulturës etj.
Lidhur me rolin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në rajon, në këtë takim, u theksua politika e moderacionit dhe e bashkëpunimit e ndjekur nga Qeveria Shqiptare, e cila ka gjeneruar stabilitet në rajon dhe ka nxitur një model të ri bashkëjetese dhe integrimi për popujt që jetojnë në këtë pjesë të rajonit.