E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka qënë i pranishëm sot mbasdite në Konsullatën Suedeze në Tiranë për të shprehur ngushëllimet për humbjen e Ministres së Jashtme Anna Lindh, e cila u qëllua trag

Kryeministri Fatos Nano ka qënë i pranishëm sot mbasdite në Konsullatën Suedeze në Tiranë për të shprehur ngushëllimet për humbjen e Ministres së Jashtme Anna Lindh, e cila u qëllua tragjikisht dy ditë më parë.

Pas shënimit që la Kryeministri në librin e ngushëllimeve, u shpreh për gazetarët:

"Anna Lindh ishte një grua e jashtëzakonëshme, një personalitet i pazëvendësueshëm i popujve nordike dhe i së majtës socialdemokrate moderne, një europeiste e shquar, një mike shumë e madhe e të gjithëve .

Shpresoj që populli suedez në këto momente të mos ndjehet i viktimizuar nga përsëritja e rasteve të tilla tragjike".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›