Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në Konferencën Rajonale të Zhvillimit per Qarkun e Fierit,ne te cilen u shpreh: "Te nderuar pjesemarres, Pranova me kenaqesi ftesen per te marre pj
Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në Konferencën Rajonale të Zhvillimit per Qarkun e Fierit,ne te cilen u shpreh:
"Te nderuar pjesemarres,
Pranova me kenaqesi ftesen per te marre pjese ne kete konference prezantese te Strategjise Rajonale te Zhvillimit te Qarkut te Fierit pasi vleresoj se nje sipermarrje e tille eshte sa e lavderueshme aq edhe e dobishme jo vetem ne kete nivel rajonal por njekohesisht edhe ne nivel kombetar. Produkte te tilla si ky dokument zhvillimi qe po diskutojme sot ne Fier dhe qe jane bere dhe po behen edhe per qarqe te tjera te Shqiperise, deshmojne se vendi ka hyre tashme perfundimisht ne rrugen e pakthyeshme te zhvillimit te qendrueshem ekonomik e social e te integrimit europian.
Qarku i Fierit, nder me te shkateruarit nga kriza e 1997-tes, arriti qe te ri-hyjë shpejt ne rrugen e zhvillimit dhe sot, se bashku me qarkun e Tiranes, kane nivelin me te larte te treguesve te zhvillimit ekonomik e njerezor ne vend.
Ketu do te doja të shprehja konsideraten per te gjithe komunitetin progresist te qarkut tuaj, shoqerine civile e komunitetet vendore, komunitetin e biznesit, qeverisjen vendore dhe administraten publike si dhe partneret nderkombetare qe me punen dhe angazhimin e tyre kane kontribuar thelbesisht ne arritjen e ketyre rezultatatve.
Vizioni yne afatgjate eshte ai per nje Shqiperi te zhvilluar e moderne me mundesi punesimi dhe mireqenie per te gjithe, nje vend i lirive te garantuara dhe te avancuara demokratike, i nje shteti funksional dhe ligjor, i harmonise dhe drejtesise shoqerore i integruar me familjen europiane dhe euro-atlantike.
Ky vizioni i materializuar permes objektivave konkretë dhe të matshëm deri ne vitin 2015, shprehen ne Strategjine Kombetare per Zhvillimin Ekonomik dhe Social të vendit. Kjo strategji është dokumenti themelor strategjik jo vetem i qeverise, por edhe i te gjithe aktoreve dhe faktorëve të tjere te progresit. Vete procesi i hapur, i gjere dhe i pakushtezuar i pjesemarrjes ne formulim, zbatim, monitorim dhe permiresim i Strategjise Kombetare, i ka dhene ketij dokumenti natyren e tij kombetare.
Ne synojme qe deri ne vitin 2015 te arrijme:
Te pakten dyfishimin e PBB per fryme bashkeshoqeruar me perhapjen e saj rajonale dhe perfshirjen ne perfitimin nga rritja te te gjithe grupeve shoqerore.
Reduktimin ne me shume se 1/2 te varferise absolute dhe eliminimin e varferise ekstreme.
Ndjekja ne masen 100% te arsimit baze 8 (dhe me pas 9) vjecar dhe ne masen 90% te arsimit te mesem te pergjithshem ose profesional duke synuar nje nivel prej 13,5 vitesh shkollimi.
Reduktimin ne me shume se gjysmen e treguesve aktuale te vdekshmerise foshnjore dhe semundjeve diarreike.
Strategjia Kombetare permban gjithashtu edhe nje bashkesi me te detajuar objektivash dhe treguesish afatmesem dhe afatgjate qe sherbejne si per orientimin strategjik te veprimin tone te perbashket, ashtu edhe per monitorimin e rezultateve dhe perditesimin e vazhdueshem te veprimit dhe vizionit per të cilat do të diskutoni sot.
Dua gjithashtu te theksoj se Objektivat strategjike te Strategjise Kombetare te Zhvillimit e shprehin pergjigjen origjinale dhe angazhimin e Shqiperise per arritjen e Objektivave Madhore te Zhvillimit te Mijevjecarit te adoptuara tashme universalisht duke perbere orientimin strategjik te OKB-se. Njëherësh keto objektiva perputhen me aspiratat tona europiane dhe euroatlantike. Ato jane: oportunitete zhvillimi, angazhime reciproke mes partneresh por edhe axhenda rigoroze pune per përmbushjen e objektivave integruese, europianizuese dhe zhvilluese.
Edhe projekt-buxheti i 2004, hartimi i te cilit ka filluar tashme permes nje procesi te gjere konsultimesh, do te vazhdoje te mbeshtese fuqimisht sektoret e arsimit, shendetesise, infrastruktures dhe punësimit në përputhje me objektivat e Strategjisë Kombëtare. Duke mbështetur këto politika sektoriale permes alokimit efikas te burimeve, Qeveria synon te nxise rritjen ne sektoret me te rendesishem te ekonomise, te krijoje ambient gjithnje e me favorshem per sipermarrjen, dhe te avancoje ritmin e reformave transformuese sektoriale. Nga ana tjeter ushtrimi buxhetor i vitit te ardhshem do te vazhdoje te karakterizohet nga thellimi i reformes se decentralizimit duke sjelle ne nivelet vendore me shume hapesire veprimi ligjor dhe financiar por dhe me shume pergjegjesi ndaj qytetareve.
Ne kete angazhim kombetar per zhvillim dhe integrim, iniciativa e komunitetit te qarkut te Fierit per te adoptuar nje vizion strategjik afatgjate me objektiva specifike e te matshem dhe nje program pune te detajuar, me afate dhe pergjegjesi, merr vlera te medha dhe te shumefishta.
Dobia e nje dokumenti te tille do te dale ne pah gjithnje e me shume. Ky dokument do ti sherbeje orientimit te te gjithe aktoreve dhe faktoreve te progresit te rajonit tuaj dhe pra do te mundesoje maksimimimin e perfitimeve dhe perdorimin racional te burimeve njerezore, materiale e financiare. Ai do ti sherbeje cdo aktori tjeter, privat apo publik, vendas apo te huaj, perfshire partneret tane nderkombetare te zhvillimit, qe te eksploroje mundesira te reja zhvillimi dhe angazhimi ne rajonin tuaj duke kontribuar ne arritjen e synimeve tona te perbashketa per zhvillim te qendrueshem, si dhe duke realizuar perfitimet e veta qofshin private apo publike. Ky dokument do ti sherbeje ne nje te ardhme aftamesme, edhe arritjes se dimensionit europian te rajonit te Fierit dhe te kompeticionit te suksesshem te tij brenda familjes se rajoneve europiane, perfshire dhe aksesin ne fondet strukturore te BE.
Une shoh me kenaqesi se ju keni arritur te beni nje vleresim objektiv dhe profesional te potencialeve zhvilluese te rajonit tuaj, te problemeve dhe risqeve dhe keni arritur gjithashtu te gjeni zgjidhjet dhe te ideoni instrumentet dhe veprimet e pershtatshme per arritjen e synimeve.
Une ndaj te njetin mendim se rajoni i juaj, i pasur ne radhe te pare me vlera dhe kapacitetet njerezore por edhe me burime te tjera te rendesishme do te njohe, ne saje te punes se perbashket, ritme zhvillimi gjithnje e me te larta, forcim te natyres perhapese te ketij zhvillimi edhe ne zonat problemetike te ketij rajoni, gjithnje e me shume drejtesi shoqerore dhe qeverisje demokratike, efektive, transparente e perfshirese.
Arritja e ketij zhvillimi ne qarkun e Fierit do te jete njekohesisht nje faktor dhe burim i rritjes dhe zhvillimit kombetar.
• Nje bujqesi dhe agroindustri moderne e qarkut tuaj do te jete nje faktor deciziv per rritjen e prodhimit kombetar,
• kualiteti i sotem dhe ai i synuar i faktorit njerezor dhe mjedisi probiznes do te jene faktoret kryesore te nxitjes se investimeve private dhe rritjen e atyre te huaja ne sektoret industriale e bujqesore ne qarkun tuaj, duke gjeneruar vende pune e mireqenie si dhe duke reduktuar importet e duke shtuar eksportet kombetare,
• shfrytezimi racional i resurseve energjetike ne qarkun tuaj do ti sherbeje permiresimit te bilancit energjetik kombetar dhe shtimit te burimeve enrgjetike aq te domosdoshme per zhvillimin rajonal dhe kombetar
• frenimi i degradimit ambiental, mbrojtja e mjedisit dhe rehabilitimi i demeve te shkaktuara ndaj tij gjate ketij tranzicioni do ti japin mundesi te reja zhvillimit turizmit ne qarkun tuaj duke rritur ndjeshem potencialin turistik kombetar
Megjithese qarku juaj ka treguesin me te larte te zhvillimit njerezor ne shkalle kombetare, ju i keni kushtuar vemendjen e duhur ceshtjeve te arsimit, shendetit publik, problemeve sociale te shtresave ne nevoje dhe keni percaktuar objektiva ambicioze por edhe realiste si dhe masa e programe te beshme per arritjen e tyre. Ne vecanti, angazhimi i juaj publik per adresimin e ceshtjeve qe lidhem me te drejtat e gruas, qe nga dhuna e shfrytezimi i disa prej tyre nga banda kriminale e trafikante, e deri tek synimet per nje rol bashkekohor e europian te grave ne komunitetin tuaj eshte nje shprehje e sensibilitetit qe karakterizon komunitetin tuaj ndaj ketij problemi dhe e thelbit progresist dhe te emancipuar te te komuniteteit te rajonit tuaj.
Une do te vleresoja si thelbesore se Strategjia e Zhvillimit te Qarkut Tuaj eshte nje produkt i nje procesi te gjere e te hapur pjesemarrjeje te te gjithe aktoreve te interesit dhe ne kete menyre ajo eshte edhe nje dokument konsensual vizioni por edhe nje angazhim publik i secilit per te kontribuar ne zbatimin e tij.
Ky dokument flet njekohesisht se reforma e decentralizimit ne Shqiperi e ka shderruar qeverisjen vendore ne nje pushtet real qe bazohet ne vullnetin e komuniteteve vendore dhe rajonale dhe ka mundesuar clirimin e energjive te reja qe ne kushtet e auonomise rrisin ambicjet, mobilizojne burime, qartesojne pergjegjshmerite dhe bashkojne forcat per arritjen e interesave te perbashketa.
Ju garantoj se ky dokument do te studiohet nga te gjitha strukturat e ekzekutivit te cilat ato do te nxjerrin detyrimet dhe detyrat e tyre te hollesishme per tju mbeshtettur dhe per te bashkepunuar me ju si partnere per arritjen e objektivave qe sot po i adoptojme sebashku.
Qeveria do te nxise gjithashtu aktore dhe faktore te tjere kombetare si dhe partneret nderkombetare qe te mbeshtesin zbatimin e kesaj strategjie.
Gjate ketij viti konstatoj me kenaqesi se inciaitiva te adoptimit te vizioneve dhe programeve strategjike po lindin dhe po konkretizohen ne shume bashki, komuna dhe qarqe te vendit duke kontribuar qe vizioni dhe aksioni yne kombetar te materializohet dhe te perthyhet sipas realiteteve vendore.
Ne pergjigje te ketij procesi une do te orientoj qe ri-permiresimi i Stategjise Kombetare te Zhvillimit, ne vitin e ardheshem dhe ne vazhdim te bazohet gjithnje e me shume ne kontributet e strategjive vendore e rajonale, per te theksuar gjithnje e me shume tiparin perfshires te strategjise kombetare si dhe te procesit nga poshte-lart te permiresimit e monitormit te zbatimit te saj.
Urime dhe suksese ne zbatimin e kesaj strategjie dhe arritjen e vizionit te perbashket europian per qarkun e Fierit.
Punë të mbarë!