E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim të veçantë ambasadorin e Republikës së Italisë në Shqipëri, zotin Masimo Iannuci. Zoti Iannuci e vuri në dijeni Kryeministrin Fatos Nano në l

Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim të veçantë ambasadorin e Republikës së Italisë në Shqipëri, zotin Masimo Iannuci. Zoti Iannuci e vuri në dijeni Kryeministrin Fatos Nano në lidhje me hapjen së fundi të prezencës së Institutit të Kulturës Italiane "Dante Aligeri" edhe në Shqipëri.

Kryeministri Nano, pasi e falenderoi për këtë hap, i cili do të ketë një efekt edhe më të madh në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve tona, i shprehu atij mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për aktivitetin intensiv të Italisë mike në Shqipëri, rritjen e vazhdueshme dhe të vlerësueshme të prezencës italiane në procesin e integrimit të Shqiërisë në BE dhe Nato.

Kryeministri ritheksoi gjithashtu vlerësimin e lartë të qeverisë shqiptare për rolin e veçantë të ambasadorit Iannuci në forcimin e mëtejshëm të këtyre lidhjeve të shumëfishta mes dy vendeve dhe qeverive tona. "Tashme marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera jo vetem në fushën politike, por rritja e prezencës së biznesit serioz italian, rritja e shkëmbimeve ekonomike kanë ndihmuar ndjeshëm edhe në përmirësimin e standarteve të tregut shqiptar, si dhe institucioneve shqiptare gjithashtu në rrugën e tyre për përafrim me BE-në", tha zoti Nano, ndërsa ka vlerësuar në këtë drejtim si një hap të rëndësishëm marrëveshjen 3 vjeçare mes Shqipërisë dhe Italisë, sipas të cilës vendi fqinj do të japë një grant prej 242 milion euro.

Në këtë kuadër, Kryeministri i ka shprehur ambasadorit italian faktin se "përkundër zërave te pakënaqur nga kjo konkurencë dhe që spekulojnë me proceset e hapjes dhe të integrimit të vendit, ne e çmojme kontributin tuaj dhe të vendit që ju përfaqësoni me dinjitet në Shqipëri."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›