E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot vizita në familjet e Minatorëve që humbën jetën dhe u plagosën në ngjarjen e rëndë të ndodhur në Minierën e bitumit në Selenicë të Vlorës.

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot vizita në familjet e
Minatorëve që humbën jetën dhe u plagosën në ngjarjen e rëndë të ndodhur në Minierën e bitumit në Selenicë të Vlorës.

Fillimisht, Kryeministri Nano ka shprehur ngushëllimet në dy prej familjeve të personave që humbën jetën në këtë aksident, në familjen e Mynur Karaj dhe të Bardhosh Hysenaj.

Kryeministri Fatos Nano i ka siguruar familjarët se qeveria ndodhet pranë tyre në këtë moment dhimbjeje për të ndarë së bashku këtë fatkeqësi.

Kryeministri i ka garantuar familjarët e minatorëve që humbën jetën, jo vetëm për mbështetjen e qeverisë përmes dhënies së ndihmës ekonomike, por edhe për nxjerrjen e përgjegjësive ligjore.

Më pas, Kryeministri Nano ka bërë një vizitë edhe në familjen e Besnik Sadikaj, njërit prej të mbijetuarve, ku u interesua për gjendjen e tij shëndetësore, si dhe për ngjarjen. Besnik Sadikaj e ka falënderuar Kryeministrin Nano duke i thënë se dhimbja në këtë ditë bëhet më e lehtë kur ajo ndahet me të gjithë. Gjithashtu, ai ka shprehur falënderime për ndihmën e menjëhershme dhe vendimtare të repartit të inspektim shpëtimit të minierave, të cilët nxorën nga galeritë, menjëherë pas shpërthimit, minatorët, duke i shpëtuar jetën atyre, si dhe për ekipin e mjekëve.

Kryeministri Nano në këto vizita shoqërohej nga Ministri i Industrisë Dhe Energjitikës Viktor Doda, Prefekti i Vlorës Bashkim Habibi, Kryetari i Bashkisë së Selenicës, Prokurori i rrethit të Vlorës,etj

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›