E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ngushëlloi sot paradite stafin diplomatik të Ambasadës së Francës në Tiranë për humbjen e jetës së Ambasadorit Michel Menachemoff. Me këtë rast, Kryeministri Na

Kryeministri Fatos Nano ngushëlloi sot paradite stafin diplomatik të Ambasadës së Francës në Tiranë për humbjen e jetës së Ambasadorit Michel Menachemoff.

Me këtë rast, Kryeministri Nano shkroi në librin e homazheve një mesazh ngushëllimi në kujtim të Ambasadorit Menachemoff.

Në këtë mesazh Kryeministri Nano shprehet: "Kemi humbur një mik të madh dhe një diplomat të madh. Ai mbetet në zemrën time si simbol i miqësisë shqiptaro-franceze, që do të mbetet gjithmonë gjallë".

Më pas, Z. Nano u shpreh për mediat se "kontributi i Z.Menachemoff për Shqipërinë është i pazëvendësueshëm dhe i paharrueshëm. Ai ishte një i madh i Shqipërisë dhe imi personal. E humbëm para kohe, por partneriteti dhe miqësia franko-shqiptare është e përjetëshme".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›