Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim të veçantë Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Li Xhao Shing. Në fillim të takimit, të dy përsonalitetet e
Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim të veçantë Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Li Xhao Shing.
Në fillim të takimit, të dy përsonalitetet e larta vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe në fushën politike, ekonomike dhe në të gjitha aspektet e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Nga ana e tij, Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës, Li Xhao Shing, i përcolli Kryeministrit Nano përshëndetjet miqësore të Kryeministrit te Kines, Uen Xhia Bao, duke vlerësuar se vizita e susksesshme e Kryeministrit Nano në shtator të vitit të kaluar në Kinë i ka dhënë një impuls të ri, më të fortë, bashkëpunimit dyypalësh. Z.Li Xhao Shing, tha se Kina vlerëson gjithashtu progresin e dukshëm të Shqipërisë në reformat e gjithanshme në fushat ekonomike. Ai rikonfirmoi, në emër të qeverisë kineze, vazhdimin e mbështetjes së Kinës në të gjitha fushat e zhvillimit.
"Ne vlerësojmë marrëdhëniet me Shqipërinë, të cilat i konsiderojmë shumë të rëndësishme. Nën drejtimin tuaj, Kina konstaton se vendi juaj ka hedhur hapa të dukshëm përpara në të gjitha fushat e zhvillimit", u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës, Li Xhao Shing, duke theksuar se "të dy vendet janë dhe do të mbeten miq dhe partnerë".
Duke u ndalur në rolin kontruktiv të Kinës në zhvillimet rajonale, Kryeministri Nano ndau të njëjtin mendim me Ministrin e Jashtëm kinez se Kina, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të vazhdojë të bëjë përpjekjet e duhura për të ndihmuar në zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës.
Gjithashtu, Kryeministri Nano shprehu qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë, e cila njeh vetëm një Kinë, duke theksuar se, qeveria shqiptare nuk ka patur dhe nuk do të ketë marrëdhënie zyrtare me Tajvanin, të cilin e konsideron pjesë të pandarë të territorit kinez. "Ne shprehim mirëkuptimin tonë për të gjitha përpjekjet që bën Kina për bashkimin paqësor të vendit", u shpreh Kryeministri.
Kryeministri Nano dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës, Li Xhao Shing, shprehën angazhimin e të dy qeverive për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm ekonomiko-tregëtar, bazuar edhe në marrëveshjet e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Në këtë funksion, Ministri i Jashtëm kinez theksoi se qeveria kineze do nxisë kompanitë e saj te njohura për investime në Shqipëri. Po ashtu, ata inkurajuan rritjen e shkëmbimeve tregëtare, të cilat për vitin 2004 kanë kapur shifrën 43 milionë USD, duke shënuar një shifër rekord për gjithë 10-vjeçarin e fundit. Gjithashtu, të dy personalitetet e larta shprehën mbështetjen për nismat që forcojnë komunikimin mes Dhomave të Tregëtisë mes dy vendeve dhe shtimin e kontakteve mes biznesmenëve respektivë.