Me rastin e vizitës zyrtare të Kryeministrit Fatos Nano në Paris, Instituti francez Për Marrëdhënie Ndërkombëtare zhvilloi sot paradite Konferencën me temë "Të bëjmë Europën së bashku
Me rastin e vizitës zyrtare të Kryeministrit Fatos Nano në Paris, Instituti francez Për Marrëdhënie Ndërkombëtare zhvilloi sot paradite Konferencën me temë "Të bëjmë Europën së bashku me Ballkanin". Në fjalën e mbajtur me këtë rast, zoti Nano vlerësoi zhvillimin e kësaj Konference dhe rolin e saj në promovimin e dialogut të hapur dhe pa paragjykime midis kulturave sa te ngjashme aq edhe te ndryshme. "Kjo tregon se shoqerite tona janë me te pjekura, me te integruara dhe gjithnje e me shume europiane", u shpreh ai.
Duke u ndalur në zhvillimet në Ballkan, Kryeministri vuri në dukje se te gjithe popujt e Ballkanit kane bere perfundimisht zgjedhjen e tyre, nje zgjedhje e lire prej popujsh te lire dhe jo e importuar apo e imponuar. "Ne popujt e ketij rajoni e dime se cili eshte çmimi qe te gjithe bashke kemi paguar dhjetevjecarin e fundit, konflikte te pergjakshme nderetnike, intolerance besimesh, kufij te paqendrueshem, stagnacion ekonomik e social, mungese investimesh te huaja dhe, çeshte me e keqja, nje vendqendrim dhe humbje kohe te çmuar ne proceset integruese euro-atlantike", u shpreh Kryeministri. Por për herë të parë ne historine e Ballkanit, shtoi zoti Nano, "fara e diktatoreve eshte zhdukur dhe ky është nje precedent qe shenon nje pike kthese ne historine tone te perbashket, ku kultura e drejtesise ka triumfuar mbi kulturen e dhunes dhe te padrejtesise, ku toleranca ka triumfuar mbi intolerancen, ku te drejtat e njeriut nuk jane me nje retorike e zbrazet, por nje sistem vlerash dhe drejtesie".
Sot, - theksoi më tej zoti Nano, - bashkëpunimi rajonal eshte shnderruar "ne nje nga kuajt e betejes per integrimin e perbashket dhe ai gjendet ne krye te axhendes dhe perben nje nga prioritetet absolute te qeverive te te gjitha vendeve tona". "Eshte e qarte, - shtoi ai - se ideja dhe realiteti i nje Ballkani te integruar, shkon ne te njejtin drejtim me rrjedhen e ndertimit evropian. Nuk duhet harruar fakti se ne keto treva nje here e nje kohe eshte perkundur dhe kultivuar qyteterimi europian. Ideja e rajonit te integruar eshte komplementare me ate te integrimit ne Europe, i paraprin asaj e me gjere, integrimit ne nje bote qe po rend vrullshem e ne menyre te pandalshme drejt nje bote globale".
Në këtë drejtim, popujt e Ballkanit, tha z.Nano, kanë sot ne duar nje shans historik qe te deshmojne se jane te afte te ndertojne nje te ardhme europiane per popujt e tyre, larg delireve te madheshtise dhe paranojave paragjykuese". Prandaj nënvizoi ai, "eshte detyra jone te nderhyjme per te ndryshuar cdo element anakronik e helmues ne shoqerite tona, pasi ideja, projekti dhe pergjegjshmeria jone evropiane nuk na lejon te lejojme qe historia te perseritet. Ndaj eshte me vend te theksojme se Maqedonia, por edhe Kosova, duhet te jene nje shembull "par excellence" i kesaj bashkejetese, ashtu si te gjitha vendet e tjera te rajonit tone". "Ne nuk kemi nevoje te shpikim modele, pasi modeli eshte para nesh dhe duhet vetem ta veme ate ne jete, por per kete duhet te punojme te gjithe se bashku, me nje vullnet te perbashket dhe nje axhende te perbashket", tha zoti Nano.
Duke u ndalur ne perpjekjet per krijimin e një tregu të përbashkët ballkanik, zoti Nano tha se kjo është dëshmia me e qarte dhe me e pamohueshme e ekonomive tona te tregut te lire, e orientimit te tyre drejt demokracise dhe baza per krijimin e nje miti te ri e te perbashket, ate tolerances e te harmonise. Duke nënvizuar se tregu i përbashkët ballkanik rrok në gjirin e vet 140 milion njerëz dhe ka një fuqi punëtore e kapacitetesh intelektuale prej afro 53 milion qytetarësh aktivë. "Një treg i përbashkët, - u shpreh ai, - do të thotë një ekonomi më dinamike dhe e hapur, që funksionon sipas parimit të enëve komunikuese, çon drejt hartimit të një pakete të përbashkët për zhvillimin e turizmit rajonal". Per kete, pohoi zoti Nano, ne jemi ne rruge te mbare, duke nenvizuar faktin se te gjitha vendet e rajonit tashme kane nenshkruar Marreveshjet e Tregtise se Lire.
Në fjalën e tij në këtë Konferencë, Kryeministri Nano u ndal në procesin e integrimit europian të vendeve të rajonit, si një proces i pakthyeshëm. "Qeveria shqiptare ka perpunuar qarte e pa kurrfare ekuivoku qendrimin e saj per aplikimin e nje seri marreveshjesh te ashtuquajtura "Schengeni Ballkanik". Kush eshte ne gjendje sot te vere ne dyshim frymemarrjen e jashtezakonshme qe i ka dhene heqja e vizave dhe barrierave te tjera ne Evrope per levizjen e lire te njerezve, kapitaleve e ideve? Cfare energjie do te clironte per te gjithe popujt e shoqerite e Ballkanit aplikimi i skemave te tilla edhe per pjesen e mbetur te Evropes qe tregtaret, njerezit e ideve, njerezit e kultures e te artit te mund te komunikojne pa pengesa?", theksoi Kryeministri Nano.
Ai tha se "popujt e Ballkanit, pavaresisht nga perkatesite etnike, religjioze, gjuhes, kultures e folklorit dhe gjithçkaje tjeter, kane te drejten e shenjte te jene te lumtur. Po kjo gje ka per tu arritur perfundimisht ateherë kur këto vende te kenë pervetesuar te gjitha mesimet e se kaluares, ashtu siç vepruan popujt e Europes, menjehere pas konfliktit te dyte boteror".
Kryeministri Nano shprehu konstatimin optimist për te gjitha vendet e rajonit, te drejtuara nga qeveri te mandatura prej vullnetit te maxhorancave te qendrueshme politike te parlamenteve, në lidhje me progresin në drejtim të integrimit europian. "Optimizmi i vullnetit tone te perbashket politik e njerezor, me shtyn te shprehem se 25 vjetori i shembjes se Murit te Berlinit ka per te na gjetur te gjithe tok ne Europen e madhe, kesaj familjeje pjese e se ciles kemi qene shpirterisht e kulturalisht edhe atehere kur muret na ndanin", tha Kryeministri .
Në këtë drejtim, Kryeministri Nano u shpreh se edhe Kosova sot eshte pjese e ketij procesi integrues; standardet para statusit eshte formula qe i hap rrugen asaj dhe gjithe qytetareve te atij vendi pa dallim etnik e fetar, drejt terminalit te fundëm, Brukselit. "Pavaresisht nga ngjarjet e marsit te kaluar, unë shpreh bindjen time te plote se klasa politike kosovare eshte plotesisht e emancipuar dhe ka nje vizion e orientim te kthjellet euroatlantik, ashtu si te gjithe ne", u shpreh Kryeministri.
Z. Nano u ndal edhe në përpjekjet e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për anëtarësim në NATO, duke u shprehur se "formula e bashkëpunimit përmes Kartës së Adriatikut në këtë drejtim "është model i persosur i bashkejeteses, bashkepunimit dhe bashkerendimit midis vendeve te Ballkanit Perendimor, e cila është e nevojshme të shtrihet edhe në drejtim të vendeve të tjera te rajonit".
Një pikë tjetër e trajtuar në fjalën e Kryeministrit shqiptar në këtë Konferencë ishte edhe pjesëmarrja e Shqipërisë ne koalicionin antiterror, perkrah Koalicionit te madh te vlerave demokratike kunder regjimeve diktatoriale, të cilën z. Nano e konsideroi "nje deshmi e pakundershtueshme e kapaciteteve tona ushtarake dhe njerezore ne gjirin e Aleances, por edhe i faktit kuptimplote qe nga konsumues te sigurise e te stabilitetit, ne sot jemi shnderruar ne gjenerues te tij".
Në përfundim të fjalës së tij, Kryeministri Nano theksoi se "tashme integrimi europian nuk eshte me nje enderr, por nje realitet ne trajten e nje mozaiku, ende i paplote që po transfigurohet çdo dite e me qarte. Te gjithe ne, anetare te BE-se apo vende ne liste pritjeje, kemi nje detyrim historik qe bashkerisht e quajme "devoir de memoire" e qe do te realizohet kur vendet e Ballkanit do te jene anetare te BE-se".
Më pas, zoti Nano ka zhvilluar një
bashkëbisedim me pjesëmarrësit në këtë Konferencë.