Kryeministri Fatos Nano viziton Fabrikën e Prodhimit të Veshjeve në Velabisht dhe zhvillon një takim me biznesmenë e perfaqësues të Dhomës së Tregtisë të Beratit Pas Lushnjës, Kryemini
Kryeministri Fatos Nano viziton Fabrikën e Prodhimit të Veshjeve në Velabisht dhe zhvillon një takim me biznesmenë e perfaqësues të Dhomës së Tregtisë të Beratit
Pas Lushnjës, Kryeministri Nano ka vazhduar vizitën e tij në qytetin e Beratit. Vizitën e parë e ka bërë në Fabrikën e Prodhimit të Veshjeve në Velabisht, ku është pritur nga drejtuesit shqiptare dhe italianë të kësaj fabrike. Në këtë vizitë Kryeministri shoqërohej nga Ministri i Financave Kastriot Islami, autoritetet e pushtetit vendor si dhe deputetë të Beratit.
Kryeministri ka vizituar mjediset e punes të kësaj fabrike ku është njohur nga afër me aktivitetin e saj, me investimet që janë bërë, me llojshmërinë e prodhimeve, si dhe synimet ambicioze për të ardhmen.
Pronarët dhe drejtuesit e kësaj fabrike e njohën Kryeministrin edhe me synimin për zgjerimin e tregut të kësaj fabrike që prodhon veshje të një cilësie të mirë që mund të konkurojnë fare mirë edhe në tregun e jashtëm.
Kryeministri Nano përgëzoi pronarët dhe drejtuesit e kësaj Fabrike për punën e bërë dhe zhvillimin e biznesit të tyre si dhe për punësimin e një numri të konsiderueshëm punëtorësh, i cili vjen vazhdimisht në rritje. Kryeministri u shpreh se Qeveria qe ai drejton synon ta shndërroje biznesin në partner real për ndërtimin e infrastrukturave moderne të Shqipërisë.
Me pas Kryeministri ka zhvilluar një takim me Përfaqësues te Dhomës së Tregtisë së Beratit.
Pas fjalës së hapjes së kryetarit te Dhomes se Tregtisë së Beratit, i cili e njohu Kryeministrin me pune qe po ben sipërmarrja beratase si dhe me synimet e tyre ambicioze për të ardhmen, e mori fjalen Kryeministri Fatos Nano.