Kryeministri Hatoyama jep dorëheqjen
Kryeministri japonez, Yukio Hatoyama ka dhënë dorëheqjen pas tetë muajsh drejtimi të Qeverisë dhe Partisë Demokratike (DpJ). Sipas televizionit publik Nhk, dje u zhvillua një takim urgjent mes Hatoyamas dhe krerëve të DpJ. Zv/ministri dhe ministri japonez i Financave Naoto Kan, është kandidati më i fortë për të zëvendësuar Hatoyaman. Kandidatura e Kan ka luhatur tregjet sepse ai është shprehur më parë se dëshiron që monedha yen të jetë e dobët.