E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Pandeli Majko priti sot ne Keshillin e Ministrave te Ngarkuaren me Pune ne Ambasaden e SHBA ne Tirane, Elisabeth Shelton dhe personat qe e shoqeronin. Znj. Shelton, ne emer te Qeverise

Kryeministri Pandeli Majko priti sot ne Keshillin e Ministrave te Ngarkuaren me Pune ne Ambasaden e SHBA ne Tirane, Elisabeth Shelton dhe personat qe e shoqeronin.

Znj. Shelton, ne emer te Qeverise amerikane, i shprehu Kryeministrit shqiptar falenderimet per bashkepunimin mjaft rezultativ te realizuar gjate periudhes se qeverisjes se tij. Ky bashkepunim ka qene i sukseshem ne te gjitha fushat, u shpreh znj. Shelton. Por une dua te vecoje kontributin qe ju keni dhene ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve ilegale.

Lista e sukseseve tuaja eshte e gjate, megjithese ju qeveriset per nje kohe te shkurter, tha e Ngarkuara me Pune e Ambasades amerikane ne Tirane. Eshte e rendesishme, theksoi ajo, te permendim venien ne
eficence te Qendres Antitrafik ne Vlore, ngritjen e qendrave antitrafik ne prefektura, trajnimin ne SHBA te nje grupi te gjere ekspertesh qe merren ne luften kunder trafiqeve, bashkepunimin e ngushte me qendrat nderkombetare te luftes kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve ilegale dhe, vecanerisht, me ato ne SHBA, pergatitjen dhe zbatimin e Planit te Veprimit te Strategjise Antitrafik etj., te cilat, te gjitha se bashku, e cuan Shqiperine ne Grupin e Dyte te vendeve qe lufton keto fenomene negative, duke lene mbrapa mjaft vende te zhvilluara te rajonit dhe te botes.

Kryeministri Majko vuri ne dukje ne takim se lufta antitrafik perbente dhe do te perbeje nje sfide te Qeverise dhe gjithe strukturave te shtetit shqiptar. Rezultatet tashme jane te prekshme. Policia shqiptare, fale edhe ndihmes dhe asistences tekntike te SHBA, eshte perballur me krimin e organizuar, trafiqet e ndryshme dhe ka aritur rezultate.
Ai permendi edhe nje nga vendimet e fundit te Qeverise per forcimin e kontrollit ne pikat e kalimit kufitar, cka perben nje kontribut tjeter me vlera te matshme ne luften antitrafik.

Znj. Shelton pergezoi Qeverine shqiptare edhe per marrveshjet 3-vjecare te arritura me FMN dhe Banken Boterore si dhe perpjekjet e bera per hapjen se shpejti te bisedimeve me Bashkimin Evropian per
Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit. I sherbejne proceseve te integrimit rajonal dhe atij evropian edhe marreveshjet qe Shqiperia ka nenshkruar dhe po nenshkruan me vendet e rajonit per "Tregtine e Lire", theksoi znj. Shelton, duke I vleresuar mjaft ato.

Perfaqesuesja e larte e administrates amerikane ne Shqiperi nuk la pa permendur ne takim edhe inciativen e Kryeministrit Majko per Rrugen Durres - Kukes me destinacion Prishtinen. Ajo e cilesoi kete rruge me vlera te medha qe rrit qarkullimin e lire te njerezve, mallrave dhe ideve midis vendeve dhe rajonit. "Pa i permendur dot te gjitha, iu drejtua ajo Kryeministrit Majko, ju dhe Qeveria qe jue keni drejtuar keni bere pune te lavderueshme, qe jane per tu pershendetur".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›