E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Pandeli Majko zhvilloi sot nje takim me te gjithe punonjesit e administrates tatimore te Shqiperise. Ne fillim te takimit, Kryeministri Majko mbajti nje fjale, ne te cilen ai tha: Zon

Kryeministri Pandeli Majko zhvilloi sot nje takim me te gjithe punonjesit e administrates tatimore te Shqiperise. Ne fillim te takimit, Kryeministri Majko mbajti nje fjale, ne te cilen ai tha:

Zonja dhe zotërinj,

Këtë takim me administratën tatimore dhe specialistë të Ministrisë së Financave, më tepër se analizë, më tepër se diskutim për nxjerrje përgjegjësish, e konsideroj si një mundësi dialogu me ju, tërheqje vëmendjeje dhe ritheksim te problematikave, te cilat na shqetësojnë bashkërisht.

Eshtë e vërtetë që evazioni në tatime dhe dogana është në shkallë të papranueshme. Si për arsye të karakterit objektiv, ashtu dhe për shkaqe ngushtësisht subjektive, të hapësirave ligjore që gjenerojnë korrupsion e korruptimit të administratës sonë tatimore.

Evazioni fiskal është një pengesë serioze për investimet strategjike në energji, infrastructure, e të tjerë, duke rënduar drejtpërdrejtë në koston e jetesës së qytetarit shqiptar. Ai derivon nga ana tjetër, deformimin e zhvillimit normal të biznesit e ekonomisë shqiptare në përgjithësi, nëpërmjet trajtimit selektiv të bizneseve, nxitjes së krijimit të monopoleve me gjithë rrjedhojat negative të tyre.

Megjithë përpjekjet për hartimin e legjislacionit dhe institucioneve përgjegjëse fiskale, ende jemi shumë larg objektivave të pranueshme për absorbimin e potencialeve financiare të vendit dhe mjaft larg homologëve të BE-së.

Ne e konsiderojmë të papranueshme që biznese të vecantë të qarkullojnë miliona dollarë dhe të raportojnë fitime krejt minimale. Eshtë e papranueshme ligjërisht dhe moralisht që biznese të mëdhenj të raportojnë se punojnë me humbje ose paguajnë shifra qesharake për TVSH-në. Eshtë e papranueshme që biletat e llotarive, si letra me vlerë, të vazhdojnë të prodhohen nga po ato subjekte që i përdorin ato, duke lënë hapësirë të bollshme për spekulim e abuzim në llogaritjen e detyrimeve tatimore.

Rregullimi i situatës fiskale në vend është një nga prioritetet e qeverisë dhe i parashikuar dhe në programin e saj. Do të rishikohet organizimi dhe legjislacioni ekzistues dhe do të ndërmerren një seri korrigjimesh komplekse dhe gjithëpërfshirëse të të gjithë sistemit.

Bazuar dhe në rekomandimet e insitucioneve ndërkombëtare, duhet përmirësuar puna në deklarimin, mbledhjen, kontrollin dhe administrimin tatimor. Por rishikimi i legjislacionit duhet të bëhet dhe në drejtim të rritjes së stimulimit të punonjësve të tatimeve e në të përkundërt edhe të ndëshkimit për shkelësit e ligjit.

Për të gjithë operacionin legjislativ në organet e tatimeve, qeveria shqiptare është duke shqyrtuar idenë e krijimit të një Këshilli të Politikave Fiskale.

Shteti dhe ju si përfaqësues të tij në këtë sektor keni për detyrë t'i shërbeni biznesit të ndershëm, biznesi ka për detyrë të respektojë me cdo kusht detyrimet ligjore, sepse kjo është rruga e vetme për ndërtimin e një ekonomie moderne dhe qytetarit të fortë e të pasur.

Unë sot jam këtu për të ndjekur debatin tuaj profesional, propozimet dhe idetë tuaja për përmirësimin radikal të gjendjes. Unë do të nxisja idenë e përpilimit të planmatrice të Ministrisë së Financave me ju, me objektiva e synime të qarta rrudhjen progresive të evazionit fiscal.

Dua t'ju vë në dijeni dhe për vullnetin e fortë të qeverisë shqiptare për bashkëpunimin me organet e akuzës publike, për të denoncuar rast pas rasti të gjithë ato elemente, tw cilat janë bërë pjesë e së keqes në insitucionin tuaj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›