E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne kete ceremoni, Kryeministri Majko mbajti nje fjale lamtumire per te ndjerin. Ai tha: Të nderuar familjarë të ambasadorit Limpreht, Të nderuar miq, Shkëlqesitë Tuaja, Kam një tris

Ne kete ceremoni, Kryeministri Majko mbajti nje fjale lamtumire per te ndjerin. Ai tha:

Të nderuar familjarë të ambasadorit Limpreht,

Të nderuar miq,

Shkëlqesitë Tuaja,

Kam një trishtim të thellë që këtu jemi të detyruar t'i themi lamtumirë ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, diplomatit të shquar e mikut tonë të mirë, zotit Joseph Limpreht.

Ishim përgatitur që pak kohë më pas t'i thoshim mirupafshim në fund të misionit të Tij në Shqipëri; t'i thoshim mirupafshim siç u themi në shqip miqve që duam t'i shohim sërish. Por Ai iku më shpejt.

Iku për të lënë pas pengun tonë, humbjen e hidhur, dhembjen e thellë. Iku për të mbetur përgjithmonë në Tiranë Ambasador i miqësisë, virtytit, bashkëpunimit dhe komunikimit.

Humbja është e madhe për Ju, familjarët e Tij, për administratën e Departamentit amerikan të Shtetit, por dhe për politikën shqiptare e miqtë e Tij të pafundëm në Shqipëri.

Në politikën shqiptare ka një bindje të konsoliduar e të përgjithshme se zoti Joseph Limpreht ishte diplomati i vyer që na ka asistuar në momente të rëndësishme të historisë sonë kombëtare;

Se zoti Joseph Limpreht ishte pasionanti i çmuar që ndikoi në forcimin e ndjeshëm të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane;

Se zoti Joseph Limpreht ishte amerikani i madh që shprehte me elokuencë vëmendjen e vendit të Tij për Shqipërinë.

Se z. Joseph Limpreht ka lene gjurme te paharuara me angazhimin e Tij te larte kudo ne Shqiperi.

Të gjithë ne që e njohëm, të gjithë ne që bashkëpunuam me të do ta ndjejmë thellë mungesën e Tij.

Në emër të qeverisë shqiptare dhe në emrin Tim personal, dëshiroj të përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të ambasadorit Joseph Limpreht.

Lamtumirë, miku ynë i mirë, diplomati Joseph Limpreht!

Ne Lutemi për shpirtin e Tij dhe gjettë paqe në amëshim!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›