E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH: Ulet niveli në kaskadat e HEC-eve, derdhje uji nuk ka

Tiranë, 20 janar, NOA - Të dhënat më të
fundit  që i përkasin orës 08:00 të mëngjesit
të sotëm në kaskadën e Drinit tregojnë se niveli i Fierzës ka arritur në kuotën
e 289.60 metrash, nga 296 metra që është kapaciteti maksimal i saj. Të raportuara
nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare në kuadrin e publikimit periodik të
situatës në kaskadat e hidrocentraleve kryesore në vend, ato tregojnë se
shënohet një ulje e nivelit të ujit në to, ndërsa derdhjet e ujit prej tyre
janë ndërprerë.

Të dhënat tregojnë konkretisht se prurjet në
Fierzë llogariten 270 metër kub për sekondë, ndërsa derdhje uji më nuk ka.

Ndërsa për hidrocentralin e Komanit Koorporata
Elektroenergjetike Shqiptare njofton se aktualisht ai ndodhet në kuotën e
170.43 metrave, ndërsa kapaciteti i tij maksimal kap kuotën e 175 metrave. 

Ndërkaq, po nga të dhënat zyrtare mësohet se
në Vaun e Dejës niveli është 74.07 metra, nga 76 metra që është maksimumi i
lejuar.

Kurse prurjet në këtë hidrocentral llogariten
në 43 metër kub për sekondë, ndërsa nuk ka derdhje.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›