E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Sali Berisha merr pjesë në Samitin e SEECP, në Selanik

Kryeministri Sali Berisha është duke marrë pjesë, në Selanik, në Takimin e Nivelit të lartë të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP).

Takimi përqëndrohet në diskutimet mbi thellimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe fuqizimin institucional të SEECP-it.

Vendet anëtare në këtë proçes janë nëntë: Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Turqia, Rumania, Serbia dhe Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia dhe Kroacia. Greqia ka kryesinë e radhës të SEECP-it.

Gjithashtu në Takim marrin pjesë i dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Martti Ahtisaari, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Marc Perrin de Brichambaut dhe Koordinatori Special i Paktit të Stabilitetit, Erhard Busek.

Qëllimi kryesor i Proçesit është forcimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mire, në mënyrë që rajoni të transformohet në një zonë ku mbizotëron paqja, siguria, stabiliteti dhe bashkëpunimi. Proçesi synon që të promovojë elementët e demokracisë e të shtetit ligjor, frymën e tolerancës e të pajtimit, zhvillimin dhe integrimin ekonomik të vendeve pjesëmarrëse dhe të rajonit si një i tërë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›