E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Malit të Zi uron Topin

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka marrë dje urimet më të mira për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut nga Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Në mesazhin e Presidentit të Malit të Zi thuhet se "ky anëtarësim është njohja e suksesit të madh të politikave shtetërore të Shqipërisë dhe një mundësi për të afirmuar jo vetëm sigurinë, por edhe vlerat ekonomike dhe politike të NATO-s. Në të njëjtën kohë, kjo është diçka inkurajuese për vendet në rajon që aspirojnë të bëhen anëtare të NATO-s, duke përfshirë dhe Malin e Zi, i cili e konsideron hyrjen në NATO si një interes strategjik".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›