E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri belg në Kosovë, anulon takimet



Kryeministri belg, Yves Leterme sapo preku tokën e Kosovës ka fluturuar sërish për në vendin e tij, pasi kishte mësuar për tragjedinë e përplasjes së trenave. Takimi i Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi me homologun belg, Yves Leterme, i parashikuar të mbahej dje në mesditë u anulua. Dhe po ashtu edhe takimi i Presidentit Sejdiu me kreun e qeverisë belge, i parashikuar për t’u mbajtur sot në orën 15:00. Nga përplasja e trenave për shkak të motit të keq, humbën jetën rreth 20 persona. Kryeministri Thaçi i ka telefonuar homologut Leterme duke i shprehur ngushëllimet më të thella për humbjen e jetëve të qytetarëve në aksidentin tragjik në afërsi të Brukselit. “Qeveria dhe populli i Kosovës në këto momente të vështira për vendin tuaj, ndajnë me ju, me qeverinë dhe me familjarët e viktimave dhembjen dhe në të njëjtën kohë shprehim solidaritetin më të lartë”, është shprehur Kryeministri Thaçi në bisedën telefonike me kryeministrin belg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›