Kryeministri çek viziton Shkupin dhe Podgoricën
Pragë -Kryeministri i Çekisë, Mirek Topolanek pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Maqedoni dhe në Mal të Zi, ka bërë të ditur kabineti i tij. Temat qendrore të bisedimeve në Shkup dhe në Podgoricë, do të jenë zgjerimi i BE-së, reformat e këtyre dy vendeve për afrim në BE-në dhe liberalizimi i vizave. Çekia kryeson Bashkimin Evropian, ndërsa përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është njëri nga prioritetet kryesore të këtij shteti.