E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palau njeh Republikën e Kosovës

Uashington -Republika e Palaut ka njohur pavarësinë e Kosovës. Një ditë më parë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Uashington, të ngarkuarit me punë, Avni Spahiut, i është dorëzuar letra e presidentit të Republikës së Palaut, Johanson Toribiong, për presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiun, me të cilën konfirmohet se ky vend ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

“Presidenti Toribiong, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës zyrtare të presidentit Sejdiu për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran”- theksohet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Me këtë vendim të kësaj republike, ka shkuar në 56 numri i shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›