OSBE: Opozita të kthehet në Kuvend
OSBE-ja i bëri dje thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend. Këtë deklaratë dha dje zëvendësambasadorja Renate Herrmans, e cila bëri thirrje që mes palëve të gjendet konsensus për kartat e identitetit. Herrmans tha më tej se pranon propozimin për karta vetëm 200 lekë të reja. “Duhet të gjendet sa më parë zgjidhja, pasi të dyja forcat janë të interesuara që të kenë votues në zgjedhje. Mendoj se çmimi 200 lekë është i arsyeshëm dhe puna në Kuvend është e rëndësishme, prandaj dhe opozita duhet të kthehet atje”, - tha zëvendësambasadorja e OSBE-së. Ajo më tej se OSBE-ja ka qenë asnjanëse në këtë proces, si dhe bëri thirrje për arritjen e konsensusit. “Ne nuk mbrojmë asnjë palë në këtë përplasje, por mbështesim zgjidhjen në mënyrë që qytetarët të mos mbesin pa karta, të cilat nuk janë vetëm për të votuar", - tha Renate Harrmanns. Deklarata e diplomates së OSBE-së u bë në një kohë kur opozita është larguar nga Kuvendi, kur ndërkohë në datën 11 maj do të mbahet seanca e fundit.