E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Lohan: Shqipëria, në një epokë të re demokracie



Zgjedhjet e qershorit janë testi i parë i Shqipërisë, e cila tashmë ka hyrë në një epokë të re. Kështu e ka cilësuar procesin zgjedhor, por edhe aplikimin e Shqipërisë për në BE, ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Helmuth Lohan. I ndodhur në konferencën e konsorciumit të donatoreve kryesorë që operojnë në Shqipëri, Lohan vlerësoi ngjarjet e fundit që kanë ndodhur. “Sot Shqipëria dorëzon kërkesën për statusin kandidat në BE, ndërsa një sërë ngjarjesh të rëndësishme janë shënuar në pak kohë siç është ratifikimi i MSA-së dhe anëtarësimi me të drejta të plota në NATO. Të gjitha këto ngjarje shënojnë një epoke të re që kërkon plotësimin e standardeve të tjera. Testi i parë i kësaj epoke të re janë zgjedhjet e afërta parlamentare. Është në dorën e Shqipërisë për të treguar se është gati për fazën tjetër të integrimit. Pa shtet ligjor nuk drejtësi", - tha Lohan.

OSBE, Bosch: Ligj për mosshtyrjen e proceseve gjyqësore

OSBE-ja sheh me shqetësim shtyrjen e pajustifikuar të proceseve gjyqësore, që hera-herës zgjat me vite. Ky shqetësim, i ngritur edhe nga autoritetet shqiptare, duket se ka gjetur mbështetje edhe nga OSBE-ja. Ambasadori Robert Bosch deklaroi dje në konferencën për rolin e policisë në zgjedhje, se duhet një ligj i ri për konferencën gjyqësore, në mënyrë që sipas tij, proceset të mos zvarriten. Bosch kërkoi një ligj të miratuar me konsensus nga të dyja palët, si nga opozita ashtu edhe nga mazhoranca, në mënyrë që proceset gjyqësore të kenë një rrjedhje normale të zhvillimit të tyre dhe jo të bërjes, në shumë raste, edhe me vite të tëra. Dukuria e shtyrjes së seancave gjyqësore është ngritur si shqetësim disa herë për sistemin e drejtësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›